Opinion 30 August 2025, 13:37 Nga VNA

Teatri i turpit: Rama gjykatës suprem, KLGJ skuth, KLP noteri i heshtjes

Ndaje në Whatsapp
Teatri i turpit: Rama gjykatës suprem, KLGJ skuth, KLP noteri i heshtjes

Nga Eris Leka

Teatri i pushtetit është gjithmonë më i madh se teatri i ligjit.” – George Orwell

Në Shqipëri ndarja e pushteteve ka vdekur. Në vend të saj kemi një teatër absurd: Edi Rama del në skenë si gjykatës suprem, sulmon gjyqtarë e prokurorë, ndërsa institucionet që duhet të mbronin drejtësinë heshtin dhe bëhen bashkëfajtorë. Kjo nuk është demokraci – është farsë me letra kushtetuese.
Rama si gjykatës i kombit nuk pranon asnjë vendim që nuk i shërben politikës së tij. Në vend që të respektojë gjykatën, ai e turpëron publikisht. Në vend që të presë procesin ligjor, ai shpall verdiktin e vet. Rama është bërë gjykatës, prokuror dhe ekzekutor njëkohësisht. Për të, Kushtetuta është dekor, gjyqtarët janë pengesë, ligji është letër që zhbëhet me një status në rrjetet sociale.

KLGJ – skuthi që dridhet para emrit të Kryeministrit

Reagimi i KLGJ është turpi i radhës. Fjalë të bukura, parime të larta, por pa guximin minimal për të thënë emrin e Edi Ramës. “Subjekte publike apo private”, thotë KLGJ. Qesharake. Kur Kryeministri të godet në mes të sheshit, të përgjigjesh pa e përmendur emrin e tij është kapitullim, jo mbrojtje.
Edhe më shqetësuese është struktura e stafit: KLGJ dhe KLP janë mbushur me patronazhista dhe njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin. Kjo nuk është surprizë, por e bën teatrin edhe më të dobët dhe qesharak – institucionet që duhet të ruanin drejtësinë janë kthyer në pasqyrë të politikës së ditës.
Rama përsëri – (arroganca e pandëshkuar) në vend që të tërhiqet, i tall edhe më shumë. I bën moral KLGJ-së, i jep leksione, u thotë gjyqtarëve se nuk janë “maliqër”. Në fakt, ai e thotë hapur: “Unë jam mbi ju, unë vendos kush është i drejtë dhe kush jo.” Dhe askush nuk guxon t’i thotë se po shkel Kushtetutën me këmbë.

KLP – noteri i heshtjes

Më e turpshmja është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët u sulmuan publikisht, por KLP nuk flet. Zero reagim. Asnjë fjali. Asnjë mbrojtje. KLP është bërë noteri i heshtjes së shtetit – jo sepse është i pavarur, por sepse ka zgjedhur të fshihet. Heshtja e tyre nuk është neutralitet, është nënshtrim.

Kjo është Shqipëria e sotme: Rama flet si gjykatës suprem, KLGJ fshehet si skuth, KLP noteri i heshtjes. Dhe qytetarëve u shitet si “drejtësi e re”. Por kjo nuk është drejtësi – është teatër i turpit, i shëmtuar, ku regjisor është pushteti politik dhe aktorë janë institucionet e vetë dorëzuara.
Në këtë teatër, gjykatësit e prokurorët nuk janë më të pavarur, por kukulla. Kur drejtësia bëhet kukull, demokracia pushon së ekzistuari. Dhe kur demokracia pushon, çdo qytetar mbetet spektator i një shfaqjeje që nuk ka fund, por vetëm turp.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme