Opinion 28 Gusht 2025, 17:25 Nga VNA

KLP dhe KLGJ – Patronazhistë me privilegje, jo mbrojtës të drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
KLP dhe KLGJ – Patronazhistë me privilegje, jo mbrojtës të

Nga Eris Leka

Sulmet e Kryeministrit, heshtja e institucioneve

Më 28 gusht 2025, Kryeministri Edi Rama shënjestroi publikisht gjyqtarin Ligoraq Toshi, për shkak të vendimit të tij për të mos lejuar prishjen e një objekti pa leje me kupolë xhami, që bllokonte hapësirën mes dy pallateve në Tiranë. “Është e paudhë që një gjyqtar të jetë në anën e një ngrehine pa leje dhe jo në anën e komunitetit të zënë kurth”, deklaroi Rama, duke e cilësuar objektin një “barrikadë vrastare” në rast zjarri.

Kryeministri paralajmëroi se ky nuk ishte rasti i vetëm: prokurorja Elsa Gjeli dhe gjyqtarët Hazbi Balliu e Klarent Demiri janë gjithashtu në shënjestër të tij, për vendime që ai i konsideron “absurde” e të dëmshme për interesin publik. Rama premtoi se do t’i referojë të gjitha këto raste në organet drejtuese të gjyqësorit dhe se do të përfshijë edhe qytetarët e prekur nga vendimet gjyqësore në ankimime.

Në çdo demokraci funksionale, një sulm i tillë frontal ndaj magjistratëve do të nxiste reagim të menjëhershëm nga institucionet e vetëqeverisjes së drejtësisë. Në Shqipëri, ndodhi e kundërta: KLP dhe KLGJ zgjodhën heshtjen.

Duke patur Heshtjen si stil jetese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, institucione të ngritura nga reforma në drejtësi për të garantuar pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, kanë degraduar në zyra noterësh të mazhorancës.

Anëtarët e tyre gëzojnë paga të majme, makina e zyra luksoze, dieta e udhëtime, por kur vjen puna të mbrojnë gjyqtarët e prokurorët e sulmuar politikisht, ata heshtin si patronazhistë besnikë.

Kjo nuk është më thjesht konformizëm – është bashkëpunim pasiv me kapjen e drejtësisë.

Ironia e reagimit: gjyqtarët kundër pushtetit, Këshillat në heshtje

Ndryshe nga këto institucione të heshtura, të vetmit që guxuan të reagojnë janë vetë gjyqtarët.

•             23 gusht: Unioni i Gjyqtarëve denoncoi “anathemizimin dhe gjyqin publik” të gjyqtarëve nga Kryeministri.

•             27 gusht: pas sulmit të radhës të Ramës, ata paralajmëruan se “gjuha denigruese dhe presioni mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë”.

Pra, ndërsa magjistratët kërkojnë mbrojtje, KLP dhe KLGJ heshtin, duke i lënë të pambrojtur përballë presionit politik.

 

Pse heshtin?

Sepse stafet e tyre janë ngritur mbi besnikëri politike, jo mbi meritë.

Sepse në vend që të jenë mburojë e magjistratëve, janë kthyer në shtojca të pushtetit ekzekutiv.

Sepse në vend që të jenë garant të pavarësisë, janë bërë garant të heshtjes.

Ky është morali patronazhist: merr rrogën, shijo privilegjet dhe mos guxo të prishësh qetësinë e Kryeministrit.

Nëse duam një drejtësi të pavarur, nuk mjafton të ndryshohen vetëm anëtarët e Këshillave.

Ndryshimi duhet të fillojë nga vetë stafet e tyre administrative:

•             nga këshilltarët e emëruar politikisht,

•             nga sekretariatet që filtrojnë çdo vendim,

•             nga aparati burokratik që kujdeset që gjithçka të kalojë e butë, pa zhurmë, pa rezistencë.

Pa pastruar këto struktura, KLP dhe KLGJ do të mbeten fasada të shtrenjta që shërbejnë si noterë të pushtetit, jo si mbrojtës të drejtësisë.

KLP dhe KLGJ nuk mund të pretendojnë se mbrojnë drejtësinë kur nuk reagojnë përballë sulmeve publike të Kryeministrit. Heshtja e tyre nuk është neutralitet – është tradhti ndaj misionit kushtetues që iu besua.

Magjistratët kanë të drejtë të pyesin: për çfarë na shërbejnë këto këshilla, përveçse për të konsumuar buxhetin e shtetit dhe për të heshtur si patronazhistë?

Nëse ndryshimi nuk nis nga brenda këtyre institucioneve, drejtësia e pavarur në Shqipëri do të mbetet thjesht një slogan bosh në fjalimet politike, ndërsa realiteti do të mbetet një: magjistratët nën presion, institucionet në heshtje, ekzekutivi në ofensivë

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme