Opinion 4 Gusht 2025, 19:43 Nga VNA

Krimet në Gaza dhe paaftësia për të ndjerë dhimbjen njerëzore

Ndaje në Whatsapp
Krimet në Gaza dhe paaftësia për të ndjerë dhimbjen

Nga Fitim Zekthi

Është e habitshme por edhe shumë e ulët dhe e shëmtuar të shohësh njerëz që thonë se ajo që po ndodh me popullin palestinez në Gaza, me fëmijët në Gaza, me vrasjet e mijëra fëmijëve në Gaza, nuk duhet të na ndikojnë ne në qëndrimin tonë. Ne, thonë disa,  duhet të shohim hallin tonë, të shohim gjendjen tonë ekonomike apo shqoërore, gjendjen tonë të sundimit të ligjit apo të drejtës dhe të mos merremi me Gazën. Të tjerë thonë që ne duhet të shohim se cili vend ka njohur Kosovën dhe Kosovën e ka njohur Izraeli prandaj duhet të kemi simpati dhe madje dashuri për Izraelin dhe nuk duhet të nisemi nga çfarë ndodh me gjendjen në Gaza. Të tjerë thonë që çështja në Gaza është çështje marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe duhet parë nga ai kënd, duhet kuptuar që lufta sjell viktima, që  lufta ëhstë mizore etj. Të tjerë thonë që ajo që po ndodh në Gaza është  përgjegjësi e sulmit të Hamas-it dhe vetë palestinezët janë shkaku.

Të gjitha këto qëndrime janë në thelb të pamoralshme dhe nuk kanë asfare të bëjnë me natyrën njerëzore. Zoti e ka pajisur njeriun me kapacitetin për empati dhe me kapacitetin për solidaritet. Pa këto cilësi ne nuk mund të jetojmë si qenie njeërzor edhe hnuk mund të ndërtojmë shqoëri njerëzore. Empatia ëhstë kapaciteti për të kuptuar, njohur, edhe përjetuar dhimbjen e tjetrit ndërsa solidariteti është kapaciteti që të bashkohesh dhe ndihmosh me ç'të mundesh, qoftë edhe me një lutje atë që vuan.  Veç kësaj, kur bëhet fjalë për krime kaq të mëdha sa vrasja me mijëra e fëmijëve në mënyrë të pamëshirshme, qenia njerëzore preket në zemër të saj. Fëmijët, shkruan James Baldwin në esenë e tij të famshme "Nothing Personal" në vitin 1964 “janë gjithmonë tonët, kudo në gjithë globin; dhe po filloj të dyshoj se kushdo që është i paaftë ta njohë dhe pranojë këtë gjë është i paaftë të ketë moralitet.”  Pra për qenien njerëzore edhe një fëmijë që vritet në Filipine apo Bolivi, për një fëmijë që është vrarë nga genocidi nazist në kampet e përqëndrimit, për një fëmijë që vdiq nga genocidi stalinist i urisë në fshatrat ukrainas, për një fëmijë shqiptar që vdiq nga genocidi komunist në kampin e Tepelenës është i të gjithëve.  Nuk ka asnjë shpjegim dhe justifikim për qenien njerëzore ajo që ndodh në Gaza.

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme