Opinion 14 August 2025, 15:27 Nga VNA

Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa asnjë aeroplan zjarrfikës, zjarret djegin, qeveria bën matematikë”

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa asnjë aeroplan

Opinion nga Ergys Mërtiri

Duke dashur të justifikohet që nuk ka asnjë aeroplan zjarrfikës, Kryeministri Rama tha se duhet parë nëse ia vlen sepse vendet që kanë i kanë ato kanë vuajtur më shumë se Shqipëria nga zjarret.

Logjika budallaçkë e fajtorit, shoqërohet me një gënjeshtër pa turp.

Po, Greqia dhe Turqia kanë pasur më shumë zjarre se Shqipëria: Greqia ka pasur rreth 50-60 vatra aktive gjatë ditëve të fundit, Turqia rreth 300 ndërsa Shqipëria sipas disa burimeve ka mbi 60, ndërsa sipas disa të tjerave rreth 30 vatra zjarri. Por duhet llogaritur se Greqia ka rreth 40 mijë km katror pyje, Turqia rreth 200 mijë, ndërsa Shqipëria më pak se 8 mijë. Nga kjo del se, edhe nëse marrim burimet më të mira, Shqipëria ka një situatë shumë më të keqe se të tjerët në raport me sipërfaqen e saj pyjore. Praktikisht numri i zjarreve në Shqipëri është rreth 5 herë më i lartë se në Greqi e Turqi në raport me sipërfaqen pyjore.

Problemi qendron mbi të gjitha se kjo është situatë e përsëritur dhe qeveria as e çan kokën. Nga institucionet europiane raportohet se në Shqipëri digjen çdo vit rreth 50 mijë hektar tokë, një pjesë e mirë e të cilave është pyjore, çfarë është sigurisht alarmante. Përtej matematikës së Kryeministrit të zënë në faj, dëmet e shkaktuara janë shumë më të mëdha sesa kostot e aeroplanëve.

Fakti për të ardhur keq është se jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka asnjë aeroplan për fikje zjarresh.

Greqia ka 39 aeroplanë
Maqedonia 3 aeroplanë
Mali i Zi 4 aeroplanë
Shqipëria 0

Këto të dhëna janë tregues të faktit të thjeshtë se qeveria e keqe djeg më shumë se zjarri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme