Opinion 4 August 2025, 17:15 Nga VNA

Bashkia Pogradec "ha" bukë veç!

Ndaje në Whatsapp
Bashkia Pogradec "ha" bukë veç!

Nga Agim Xhafka

Na ndodh që gjatë verës të gjendemi në plazhe të ndryshme të vendit. Të grindemi me zaptuesit e bregut, me arrogancën e tyre që para ngastrës që kanë pushtuar nuk të lejojnë as të kalosh, jo më të guxosh e të vendosësh një peshqir sa për t’u shtrirë, apo të shkulim flokët nga çmimet e larta. Të shërbimeve e ushqimeve. Ndërsa në Pogradec ndodh krejt ndryshe. Nuk ka një, por ka 8 plazhe publike. Dhe jo copra të ngushta mes plazheve private që ngjajnë si tanga gocash, por sipërfaqe që thuajse baraziten me ato me pagesë. Plazhi publik i Pogradecit ka çadra të bardha borë, të pastra akull, thotë populli. Pa futur dorën në xhep për këdo. E në cep një kabinë mjaft e bukur për rojen e ujit. E vetmja kabinë në gjithë Pogradec. Ai vigjëlon për krejt bregun.

Asnjë bashki në Shqipëri nuk bën “vezën” që bën Pogradeci. Ama asnjë televizion, asnjë ministër, se kryeministri merret veç me bashkinë e Tiranës,nuk e përmend. Flasin për prishje lokalesh, për shkatërrime llamarinash e nuk na ngrohin me këtë lajm të ngrohtë. Që plazhi publik në Pogradec është për ta pirë në kupë. Vetë Lasgushi do e bekonte në se do qe gjallë. Ndaj i shkon thënia:

-Kjo bashki ha bukë veç!

Video

Kjo është banesa ku ndodhi ngjarja tragjike në fshatin Domen të Postribës, që i mori jetën 24-vjeçares Bleona Çelaj dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç. Familja ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Gjermania, ndërsa e reja kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e vjetër të prindërve. Dyshohet se zjarri fatal është shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi artizanale në oborrin e banesës, në momentin kur bashkëshorti dhe babai i saj ndodheshin larg shtëpisë. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për shkak të temperaturave që kanë kaluar 40°C, autoritetet në Nankin të Kinës kanë pajisur punonjësit e pastrimit me jelekë të posaçëm ftohës. Pajisjet janë të pajisura me dy ventilatorë dhe bateri portative me autonomi 3-4 orë. Ato ndihmojnë në qarkullimin e ajrit dhe avullimin e djersës, duke u siguruar punonjësve mbrojtje nga i nxehti ekstrem gjatë punës në terren.

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme