Opinion 28 July 2025, 20:05 Nga VNA

Kur Benet Beci luan teatër me Teatrin e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
Kur Benet Beci luan teatër me Teatrin e Shkodrës
Teatri i Shkodres

Nuk e njoh Simon Shkrelin. E pranoj gjithashtu se, nuk e njoh as artin e Simon Shkrelit. Por më shqetëson idea që kryetari i Bashkisë Shkodër mendon se është e drejtë të vlerësojë punën e artistit të një teatri. Dikush mund të thotë që, ‘kjo është një e drejtë që ja njeh ligji’. Atëherë ju them që ligji është gabim. Emërimi apo shkarkimi i një aktori teatri nuk mund të trajtohet si emërim apo shkarkim i një pastruese bashkie. Dhe ky duhet të jetë një vendim që e merr vetëm teatri. Sepse teatri, ndryshe nga një institucion administrativ, nuk funksionon me logjikën e bindjes hierarkike apo të efikasitetit burokratik.

Teatri është një hapësirë krijuese, autonome, ku zëri i artistëve nuk mund dhe nuk duhet të heshtet për shkak të preferencave apo interesave politike të radhës. Nëse drejtuesit e institucioneve kulturore zgjidhen apo largohen në varësi të simpatisë së kryetarit të bashkisë, atëherë i kemi dorëzuar artin në duart e pushtetit – dhe kjo nuk është thjesht një padrejtësi, por një kërcënim për vetë lirinë artistike. Në një shoqëri të shëndetshme, politika qëndron larg artit, ose të paktën ka mirësinë që të mos e diktojë përmbajtjen dhe emrat që përfaqësojnë institucionet artistike. Ndërhyrja e pushtetit vendor në jetën e brendshme të një teatri është një formë e heshtur censure.

Nuk ka rëndësi nëse Simon Shkreli është një artist i mirë apo i dobët; rëndësi ka që vendimi për të duhet të merret nga komuniteti i vet artistik, nga kolegët, nga ata që e njohin gjuhën e skenës – jo nga ata që matin suksesin me vota, tendera apo foto në rrjete sociale. Nëse pranojmë që arti të menaxhohet si një zyrë bashkiake, atëherë duhet të jemi të përgatitur që nesër të shohim teatrot të kthehen në zgjatime propagandistike të çdo administrate që vjen në pushtet. Dhe kjo është diçka që një qytet si Shkodra, me historinë e saj të thellë kulturore, nuk mund ta pranojë. 

Kur Benet Beci luan teatër me Teatrin e Shkodrës

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme