Opinion 7 Korrik 2025, 15:37 Nga VNA

Bankers Petroleum, 20 vjet vjedhje të pandëshkuara në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Bankers Petroleum, 20 vjet vjedhje të pandëshkuara në

Bankers Petroleum ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve që ditën që ka nënshkruar kontratën e parë me qeverinë. Sado të mundohen zërat lart e poshtë politikës për të justifikuar batërdinë që ka bërë kjo kompani, fakt mbetet se nafta si pasuri kombëtare është vjedhur dhe abuzuar historikisht dhe përpos kësaj, vjedhjet me taksat, deklarimet me humbje të kompanisë dhe marrëdhënia e Bankers me Albpetrolin janë gjithashtu abuzime skandaloze. Së fundmi, prokuroria ka vendosur të veprojë dhe të marrë masa ndaj administratorëve të kompanisë Bankers Petroleum. Se pse ky veprim ndodhi pikërisht tani, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Fakt është që prej 20 vitesh kompania ka vjedhur rregullisht shtetin shqiptar, por drejtësia dhe politika thjesht kanë mbyllur njërin sy. Pa parë dhe dëgjuar madje edhe problematikat e banorëve të Zharrëzës dhe zonave përreth që jetojnë me erën e tmerrshme të puseve dhe frikën për shembjen e shtëpive.

Një hetim që duhet të kishte nisur së paku dy dekada më parë ndoshta do të hedhë dritë mbi këto abuzime. Edhe pse duket e vështirë në kohën kur të gjitha qeveritë kanë përfituar dukshëm ose jo nga kompania Bankers. Që e veshur me petkun e kompanisë së huaj kanadeze dhe mbështetjes politike brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk ka pyetur shumë as për ligje dhe as për presionin e opinionit publik. Sepse kur t’i mbron krahët politika, vështirë se të gjen drejtësia. Dhe kur bëhet fjalë për politikën, duhet theksuar se çdo qeveri në këto 20 vitet e fundit e ka toleruar Bankers të mjelë pasuritë e nëntokës shqiptare e të vjedhë taksat tona.

As justifikimet e Sali Berishës dhe as heshtja e Edi Ramës nuk i shpëtojnë dot të dy nga përgjegjësia. Që me gjasë do mbetet jetimë për sa kohë hetimi mbetet ende në duart e prokurorëve të Fierit, ndërsa Bankers ka qenë po aty edhe 20 vite më parë. Të hetosh Bankers Petroleum do pak më shumë këlqe se një prokurori lokale. Me gjasë SPAK do të ishte struktura e duhur për t’i hyrë me rrënjë e themel abuzimeve shumëvjeçare. Në të kundërt, ky aksion do të mbetet thjesht një tentativë për të përlyer emrin e Bankers, kontrata e të cilit përfundon për më pak se dy vjet. Dhe për ta zëvendësuar atë me një tjetër kompani, që veç emrit nuk do ketë asgjë ndryshe në mënyrën e operimit me pasuritë e shqiptarëve.

Keqqeverisja 30-vjeçare ka pasur pasojat më të dëmshme pikërisht në këta sektorë, pavarësisht se mund të jetë folur pak apo aspak për to. Edhe më skandaloze bëhet situata kur “përzejnë” investitorët e huaj dhe, me një maskë patriotizmi, ua kalojnë investitorëve strategjikë shqiptarë. Nga minierat, te aeroportet, hidrocentralet, territori dhe tani së fundi kodrat e malet e Shqipërisë – të gjitha po bien pre e babëzisë dhe barbarizmit ekonomik.

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme