Opinion 27 June 2025, 17:06 Nga VNA

Çunat e thinjur

Ndaje në Whatsapp
Çunat e thinjur

-Nga Agim Xhafka

Dje në darkë më erdhi kjo sms, “Kolltukët tuaj mbërritën nga Italia në Durrës, zhdoganohen sot dhe nesër paradite çunat do ua sjellin te shtëpia”.

Gëzim i madh se u bënë tre muaj që i porositëm. E në fakt paradite te oborri i pallatit mbërriti makina. U hap mushamaja e karrocerisë dhe prej andej zbritën tre të moshuar. Shtynë kolltukun e parë, e përfshinë me krahë që mos u rrëzohej dhe mes of-ve e uf-ve nisën marrshimin drejt katit të 8-të. Kur i pashë m’u drodh shpirti. Mora vrik në cel pronarin.

-Këta quan çuna ti, mo?

-Po, o vëlla. Çuna është tamam t’i quash se ata janë mbi 60 vjeç. Pate fat ti, mund të të vinin edhe ca mbi 70 vjeç. S’gjen më kund të rinj, ia mbathën jashtë. Të gëzohemi me këta “çunat” që na ngelën, që kanë pensione mizërabël e që shtyhen të punojnë ende.

U trishtova. Te kati i dytë njëri prej tyre, që mezi ngopej me frymë, më pyeti:

-Në ç’kat e keni shtëpinë zotëri?

-Te ky kat e kemi, -i thashë.-Te kati i dytë. Lereni kolltukun këtu dhe zbrisni merrni dy të tjerët.

-Po ne na thanë do i ngjisim në katin e 8-të?-foli me çudi, por dhe me gaz në sy.

-Te ai kat e kishim vërtet, por para tre muajsh, atëhere kur bëmë porosinë. Më pas e ndërruam apartamentin me një komshiun tonë. Zbritëm poshtë, te kati i dytë, se ashensori te ne herë punon e herë rënkon.

Tre “çunat” u lumturuan. U erdhi fryma. Gruaja më pa me admirim.

-Bravo, burrë. Bëre mirë që e ndërrove katin.

Kur ikën të rinjtë e thinjur, ata tre të mirët “gjer në bardhësi”, thirra fqinjët:

-Ore, më jepni një dorë se m’i plasën kolltukët këtu dhe ikën me vrap e u zhdukën ata vagabondët e dreqit,-fola gjoja i nxehur. Por dhe i lehtësuar që iu gjenda si ajër i freskët frymëmarrjes së tyre të shpeshtuar. Dhe kolltukët nuk di pse ato minuta m’u dukën më të bukur, më klasikë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme