Opinion 31 July 2025, 14:26 Nga VNA

Si i dha Sali Berisha Edi Ramës 84 vota: fitorja absolute e mazhorancës dhe dështimi tragjik i opozitës

Ndaje në Whatsapp
Si i dha Sali Berisha Edi Ramës 84 vota: fitorja absolute e

 

Opinion nga Indrit Vokshi


Berisha i dha Edi Ramës 84 vota!

Po diskutohet Kodi Penal i Shqipërisë. Edi Rama i ka 84 votat për ta miratuar Kodin i vetëm, pa pasur nevojë për konsensusin e opozitës. Si arritëm në këtë gjendje?

Në zgjedhjet e vitit 2021, Edi Rama së bashku me Tom Doshin fituan 77 mandate. Për të miratuar kodet, Kodin Penal, Civil, Rrugor e Zgjedhor, Edi Rama nuk i kishte votat, por kishte nevojë për konsensusin e opozitës PD-LSI, e cila fitoi 63 mandate.

Duke fituar 63 mandate, opozita e asaj kohe arrinte ta mbronte demokracinë dhe shtetin më shumë se opozita e sotme e vitit 2025, e cila fitoi vetëm 50+4 mandate. Arrinte ta mbronte qoftë edhe duke thënë jo, duke mos pranuar votimin e ligjeve të cilësuara që Edi Rama do të propozonte. Opozita ishte e nevojshme në republikë.

Sot, me opozitën e Sali Berishës, Edi Rama ka fituar 83 mandate i vetëm dhe bashkë me PSD, ai e arrin shumicën e votave për t’i miratuar kodet edhe pa pasur nevojë për opozitën.

Në një republikë parlamentare, opozita është garanci për qytetarët dhe për shtetin, pasi ajo i kufizon orekset dhe stomakun e pushtetit. Kjo sepse republikat parlamentare janë ndërtuar me qëllim të atillë që asnjë mazhorancë të mos e ketë e vetme pushtetin për të miratuar ligjet e cilësuara dhe ndryshimet kushtetuese.

Kur është konceptuar ky model republike, teoricienët dhe konstitucionalistët e kanë parashikuar se pushteti ka shumë oreks, se sunduesit kanë prirje për të kapur sa më shumë organe të shtetit, prandaj duhen krijuar mekanizma për t’i kufizuar. Dhe e kanë kufizuar përmes Kushtetutës, duke kërkuar shumicë të cilësuar për ligjet themelore; duke e bërë të nevojshme opozitën që asnjëra palë politike të mos ketë pushtet për ta asgjësuar palën kundërshtare.

Nëse sot Edi Rama nuk do t’i kishte 84 votat parlamentare, ai do të ishte i detyruar të kërkonte një tryezë konsensusi me opozitën, sepse do t’i nevojiteshin votat opozitare për ndryshimet në Kodin Penal në kuadër të kapitujve të BE. Në atë tryezë, opozita në emër të popullit opozitar do të kufizonte dhe do të korrektonte teprimet dhe orekset e pushtetit; pra, opozita do të kryente detyrën e saj si garantuese e shoqërisë përballë pushtetit të shfrenuar.

Mirëpo Sali Berisha ka dështuar keq dhe thellë, turpshëm dhe rëndë, e askush nuk guxon t’ia përmendë. Farsa zgjedhore dhe masakra zgjedhore janë justifikim banal, sepse Edi Rama në vitin 2021 luftoi fort dhe me gjithë artilerinë pasi i kërcënohej pushteti, mirëpo, megjithëse luftoi aq egër, Rama nuk arriti të fitojë mbi 80 mandate. Edi Rama i fitoi 83 mandate në vitin 2025, kur pushteti nuk i rrezikohej, sepse Sali Berisha me taraf nuk janë të aftë të bashkojnë njerëz rreth vetes. Mirë që nuk bashkojnë aq njerëz sa për ta fituar pushtetin, por nuk munden të bashkojnë as aq njerëz sa për të mos i lejuar Edi Ramës shumicën e cilësuar.

Edi Rama po e bën detyrën e tij si pushtetar, po merr gjithnjë e më shumë pushtet, ku të mundet. Kurse Sali Berisha me tarafin e tij nuk e kanë bërë detyrën e tyre si opozitarë, nuk kanë arritur ta kufizojnë pushtetin e Edi Ramës. Kjo sepse Berisha me taraf nuk kanë qëllim të mbrojnë popullin nga Edi Rama, por të mbrojnë Berishën nga e shkuara. Për këtë qëllim, Berisha preferon më mirë ushtarë besnikë e të verbër e pa pretendime, sesa figura politike e të rinj e të reja që kanë individualitet. Këta me individualitet mund të ishin opozitarë më të zellshëm dhe ta bënin më mirë detyrën që opozita ka në shoqëri. Ndërsa ushtarët e verbër, vërtet s’kanë kapacitet, vërtet nuk gëzojnë pëlqyeshmëri popullore, por kanë diçka më të çmuar sesa kapaciteti: besnikërinë pa kushte ndaj personit Sali Berisha.

Prandaj është tradhtuar opozitarizmi, është preferuar që të merren më pak mandate parlamentare, është preferuar që Rama t’i ketë 84 vota i vetëm, vetëm që Sali Berisha në parlament të jetë i rrethuar me ushtarë të verbër, të cilët i komandon edhe nga gjumi, përmes gërrhitjes. Kjo është arsyeja pse republika i është dorëzuar Edi Ramës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme