Opinion 30 August 2025, 11:40 Nga VNA

A do marrë Rama në dorë dhe parashikimin e motit?

Ndaje në Whatsapp
A do marrë Rama në dorë dhe parashikimin e motit?

Nga Agim Xhafka.

Do doja të thoja që këtë titull shkrimi e kam zgjedhur unë, por që të jem i sinqertë e tha dikush te komentet në postimin e kryeministrit kur kritikonte ai një gjyqtar për vendimin e marrë.

-Kudo po fut hundët, o njeri,-i shkroi dikush. -Me këtë zell e inat nuk do jetë çudi që t’u turresh dhe atyre të parashikimit të motit që po e lenë Shqipërinë 50 ditë pa rënë pikë shi.

Koment sarkastik, për të vënë buzën në gaz, tallës me liderin. Por ja që mund të ndodhë vërtet kështu. Se ai gjithë veprimin politik e ndërton mbi paradoksin. Psh nuk besonte kush që një ditë Erion Braçe do bëhej zv/kryeministër. E bëri. Tallej mileti me Ballën, por e gradoi kryetar të grupit parlamentar ca kohë. Elisa Spiropali nuk e dinte vetë në cilën parti qe kur fap e bëri kryetare parlamenti. Ose Ulsiu po gatitej për burg nga që u kap në përgjime duke manipuluar vota, po Rama e bëri ministër të burgjeve. Dhe të gjykatave e prokurorive. Tashmë ka ngel të realizohet dhe lajmi i fundit, Tërmet Peçin ta emërtojë ministër financash që t’i trembi si tërmet paratë dhe djersën e shqiptarëve.

Edi Rama hyri në mandatin e katërt. Me premtime që kurrë nuk i realizon, me vota që i manipulon, me patronazhistë që i nënshtron, me administratë që e shumon. Ka plot 83 deputetë. Sa më shumë vite qeveris aq më shumë fuqi korr në votime. Nuk ndodh kund në botë. Se shqiptarë ka veç në Shqipëri. Nuk ka në Gjermani, Francë e Angli. Jemi soj që dhe kur e shohim trimin e lagjes të vjedhë me mendje themi, sa i zoti është.

Me kaq mandate tani kryeministri ynë nuk duron dot që t’i thuash e ke gabim edhe po tha ai psh se 3+5 bëjnë 9. Të turret me fjalorin e Konicës, të FIshtës, të Asllanit e të bën helaq. Të nxjerr dhe armik, sabotator e çfarë t’i pjellë mendja e tij e kartelosur. Sot shteti është vetë ai. Dhe qeveria është ai. Ai janë dhe gjykatat, prokurori. Populli ikën, ikën. Nuk lufton, e le në megallomaninë e vet. Në triumfin e delirin që i kapi gjithë trofetë e vendit të fundit. Në varfëri, arsim, shëndetësi. Me veglat e tij qorre futi në penalitete opozitën e tashmë shpresa ka fluturuar. Endet nëpër ajër, por s’e dimë ku. Përmbysja e tij kurrë nuk vjen nga vota. As nga opozita. As nga dëshira, ore mbase e dënon zoti. Tashmë ai po rri megallom përballë popullit, po trimërohet para tij, gëzohet deri në masturbim që e ka mposhtur. E ndërkohë komenti se Rama do e bëje vetë dhe parashikimin e motit më duket real. Qoftë me kaq. Se mos e lejojmë të futet në maternitet ndonjë ditë e të flakë mjekët jashtë se lindjet e grave i di ai më mirë. Do na bindë me dërdëllisjet që ka pasur shumë gra.

Shqipëria ka rënë në tirani. Fat që ende kufiri nuk është mbyllur. Por dhe për sa kohë? Për sa muaj?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme