Teknologji 19 August 2026, 16:28 Nga VNA

OpenAI prezanton ChatGPT për adoleshentët, më shumë kontrolle për prindërit

Ndaje në Whatsapp
OpenAI prezanton ChatGPT për adoleshentët, më shumë

OpenAI ka prezantuar “ChatGPT for Teens”, një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç, me masa më të forta sigurie dhe kontrolle shtesë për prindërit. 

Sipas kompanisë, nëse sistemi vlerëson se një përdorues është nën 18 vjeç, ose ai deklaron se është 13-17 vjeç, llogaria kalon automatikisht në përvojën për adoleshentët. Kjo përfshin kufizime më të rrepta për përmbajtje që lidhet me vetëlëndimin, vetëvrasjen, dhunën, çrregullimet e të ngrënit dhe përmbajtjet seksuale. 

OpenAI thotë se versioni i ri është krijuar gjithashtu për të shmangur krijimin e varësisë emocionale nga chatbot-i dhe për të mos e paraqitur inteligjencën artificiale si zëvendësim të marrëdhënieve njerëzore.

Prindërit që lidhin llogaritë e tyre me ato të fëmijëve mund të menaxhojnë disa cilësime, përfshirë kujtesën dhe historikun e bisedave, si dhe të vendosin “orare të qeta”, gjatë të cilave ChatGPT nuk mund të përdoret. Në përgjithësi, prindërit nuk kanë qasje te bisedat e fëmijëve, por mund të marrin njoftime në raste të kufizuara kur sistemi zbulon shenja të rrezikut serioz për vetëlëndim. 

Versioni për adoleshentët përfshin edhe mjete të orientuara drejt mësimit, si Study Mode, ku nxënësit udhëzohen hap pas hapi për të zgjidhur problemet, si dhe kuize dhe mjete të tjera edukative. 

Lançimi vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë po rritet dhe kompanitë teknologjike po përballen me presion të shtuar për të garantuar mbrojtjen e të miturve. OpenAI është përballur gjithashtu me procese gjyqësore lidhur me pretendimet për ndikimin e ChatGPT në raste të vetëvrasjeve të adoleshentëve. 

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme