Teknologji 14 August 2026, 16:26 Nga VNA

Franca tërhiqet nga ndalimi i rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët, Gjykata bllokon ligjin

Ndaje në Whatsapp
Franca tërhiqet nga ndalimi i rrjeteve sociale për nën

Këshilli Kushtetues i Francës ka bllokuar të premten ligjin që synonte të ndalonte aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke vlerësuar se dispozitat e miratuara cenonin lirinë e shprehjes.

Vendimi përbën një pengesë për reformën e mbështetur nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili i ka kërkuar qeverisë të rishikojë legjislacionin dhe ta përshtatë atë me shqetësimet e ngritura nga Këshilli Kushtetues.

Sipas vendimit, ndalimi i personave nën 15 vjeç nga përdorimi i disa shërbimeve online do të kërkonte në praktikë që çdo përdorues, përfshirë të rriturit, të provonte moshën përpara se të kishte akses në këto platforma.

Këshilli Kushtetues argumentoi se ligji nuk përcaktonte në mënyrë të mjaftueshme kushtet dhe kufijtë se si duhet të kryhet verifikimi i moshës dhe, për këtë arsye, nuk ofronte garancitë e nevojshme ligjore për zbatimin e masës.

Ligjvënësit francezë kishin miratuar më herët ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç. Franca synonte kështu të bëhej vendi i parë në Europë që ndërmerrte një masë të tillë, duke ndjekur Australinë, e cila vendosi një ndalim për personat nën 16 vjeç në platforma si Facebook, TikTok dhe YouTube.

Pas vendimit, Macron i ka kërkuar kryeministrit Sébastien Lecornu që projektligji të ripunohet duke marrë parasysh vërejtjet e Këshillit Kushtetues.

Presidenca franceze bëri të ditur se Macron mbetet i vendosur që reforma të hyjë në fuqi përpara pranverës së vitit 2027, kur Franca do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale. Macron nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Video

Sa të mbyllim dialogun me studentët do ulemi edhe me ata të IMT

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme