Bota 26 May 2025, 16:11 Nga VNA

“Nuk jam zënë me gruan” – Macron reagon pas videos së sikletshme në Vietnam: Po bënim shaka siç bëjmë shpesh!

Ndaje në Whatsapp
“Nuk jam zënë me gruan” – Macron reagon pas videos

Presidenti francez Emmanuel Macron mohoi të hënën çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij Brigitte, pasi një video e shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale e shfaq atë duke ia shtyrë fytyrën bashkëshortes gjatë mbërritjes në Vietnam për një vizitë diplomatike.

Ata “po bënin shaka siç bëjmë shpesh”, u tha Macron gazetarëve në Hanoi.

“Një video mund të bëhet për të thënë shumë gjëra të pakuptimta. Thjesht bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh,” – u shpreh presidenti francez, duke tentuar të shuajë spekulimet që u përhapën pas pamjeve të regjistruara në aeroport.

Ai shtoi se edhe më herët është përballur me keqinterpretim të videove që qarkullojnë në internet, duke përmendur një rast kur u përfol se po ndante një qese kokaine dhe një tjetër ku u raportua se kishte një përballje me presidentin turk.

“Asnjë nga këto nuk është e vërtetë,” – tha Macron, duke nënvizuar se “të gjithë duhet të qetësohen dhe të përqendrohen te lajmet e vërteta.”

“Për mua, kanë kaluar tre javë. Nëse shikoni axhendën ndërkombëtare të presidentit francez, nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi, ka njerëz që kanë parë video dhe mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një takim kokë më kokë me një president turk dhe se tani po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, megjithatë ato tre video janë të vërteta,” – theksoi ai.

Në pamjet që shkaktuan reagime në rrjet, Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte shihen duke zbritur nga avioni në Vietnam. Në një moment, ajo i shtyn fytyrën me dorë, ndërsa ai mbrohet lehtë dhe më pas përshëndet me dorë mikpritësit poshtë shkallëve të avionit. Videoja u komentua gjerësisht, por Macron sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një batutë mes bashkëshortëve.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme