Bota 25 May 2025, 13:18 Nga VNA

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Ndaje në Whatsapp
Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 20 palestinezë në të enklavën palestineze, përfshirë një gazetar vendas dhe një zyrtar të lartë të shërbimit të shpëtimit, sipas autoriteteve shëndetësore.

Izraeli kreu sulme të ndara në Han Junis në jug, në Xhabalia në veri dhe Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, sipas mjekëve.

Në Xhabalia, mjekët thanë se gazetari Hassan Majdi Abu Warda dhe disa anëtarë të familjes së tij u vranë nga një sulm ajror që goditi shtëpinë e tij mëngjesin e së dielës.

Një tjetër sulm ajror në Nuseirat vrau Ashraf Abu Nar, një zyrtar i lartë i shërbimit të emergjencës civile në territor, dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre, shtuan mjekët.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani sulmet e së dielës.

Numri i gazetarëve të vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës më 2023 është rritur në 20, sipas zyrës së Qeverisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Izraeli është duke e vazhduar ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez.

Gaza ka qenë nën bllokadën izraelite për gati tre muaj, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë nga 2 milionë banorët e saj janë në rrezik të madh urie të skajshme.

Edhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, kanë shprehur shqetësime për krizën e urisë.

Izraeli ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë sulmet derisa Hamasi t’i lirojë të gjithë 58 pengjet izraelite të mbetura dhe të çarmatoset.

Më pak se gjysma e pengjeve që ndodhen ende në Gazë besohet se janë gjallë.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme