Bota 23 Maj 2025, 11:34 Nga VNA

Çfarë mund të mësojë BE-ja nga marrëveshja mes Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë mund të mësojë BE-ja nga marrëveshja mes

Për të shmangur futjen e tarifave prej 20 për qind mbi eksportet transatlantike, Bashkimi Evropianka vendosur të "intensifikojë" negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Komisioneri i BE-së, Maros Shefçoviç, bëri të ditur të enjten e kaluar në margjinat e një takimi të ministrave të Tregtisë së BE-së në Bruksel se "së shpejti" do të takohet me homologun i tij amerikan, Howard Latnick.

Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje deri në fillim të korrikut, tarifat prej 20 për qind - të cilat presidenti i SHBA-së Donald Trump i pezulloi përkohësisht për 90 ditë - do të hyjnë në fuqi. Me sa duket, edhe BE-ja do të hakmerret me kundërmasa ndaj importeve nga SHBA-ja.

Uashingtoni dhe Pekiniulën përkohësisht tarifat e njëri-tjetrit nga mesi i majit - SHBA-të uli tarifat për importet kineze nga 145 në 30 për qind, ndërsa Kina uli tarifat e saj ndëshkuese nga 125 në 10 për qind. Këto masa hynë në fuqi më 14 maj 2025 dhe janë të vlefshme për 90 ditë. Gjatë kësaj periudhe palët do të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje afatgjatë.

Disa ditë më parë, Trump njoftoi draftin e parë të një marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një ulje të tarifave për eksportet britanike të makinave në SHBA dhe akses më të lehtë për eksportuesit amerikanë - përfshirë fermerët dhe prodhuesit e etanolit - në tregun britanik.

Trump nën presion

Edhe pse Trump vazhdon të mbajë një qëndrim të ngurtë ndaj Brukselit dhe kohët e fundit deklaroi se "Evropa është më e keqe se Kina në shumë aspekte", Andrew Cunningham, kryeekonomist për Evropën në qendrën kërkimore Capital Economics, beson se presionet ekonomike do ta pengojnë atë të reagojë tepër në një konflikt me BE-në.

"Këto dy marrëveshje të reja i inkurajojnë negociatorët evropianë që t'i përmbahen strategjisë ekzistuese: shmangia e përshkallëzimit, kërcënimi me kundërmasa dhe gatishmëria për t'u angazhuar në dialog”, tha Kenningham për DW.

Megjithatë, Capital Economics paralajmëroi së fundmi se një marrëveshje BE-SHBA do të ishte e vështirë të arrihej, duke përmendur suficitin e madh tregtar të Evropës dhe sfidën e arritjes së konsensusit midis të 27 anëtarëve të BE-së.

BE-ja ka kërcënuar tashmë me kundërtarifa për mallrat amerikane me vlerë 95 miliardë euro (rreth 107 miliardë dollarë) në përgjigje të tarifave të Trump mbi aluminin, çelikun dhe makinat evropiane. Por i shtyu masat për të vazhduar negociatat. Brukseli po shqyrton gjithashtu kufizimet mbi eksportet e çelikut dhe kimikateve në SHBA.

Kërkesa të paqarta të SHBA-së

Claudia Schmucker nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP) beson se marrëveshjet me Kinën dhe Britaninë e Madhe nuk do ta ndryshojnë rrënjësisht situatën: "Trump ende pret që BE t'i ofrojë diçka që ai e konsideron mjaftueshëm të vlefshme", tha Schmucker për DW.

BE-ja deri më tani ka ofruar rritjen e importeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, teknologjisë së përparuar të inteligjencës artificiale (IA) dhe sojës, së bashku me një propozim për të eliminuar reciprokisht tarifat për mallrat industriale. Megjithatë, Brukseli refuzon të bëjë lëshime për çështje të tjera të diskutueshme, të tilla si taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe standardet rregullatore që Trump i sheh si të padrejta.

Vitin e kaluar, SHBA-ja pati një deficit tregtar me BE-në në vlerë prej 235.6 miliardë dollarësh (210 miliardë euro), që është një rritje prej gati 13 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat e Eurostat për vitin 2023 tregojnë se BE-ja arriti njsë suficit tregtar prej 157 miliardë eurosh në tregtinë me SHBA-në.

Pak shpresë për një marrëveshje të shpejtë

Ministri suedez i Tregtisë, Benjamin Dousa, tha se nuk beson në një marrëveshje të afërt me SHBA-në. Nëse Trump e mban tarifën bazë prej 10 për qind që vendosi së fundmi për importet nga Britania, BE-ja mund të hakmerret me kundërmasa, paralajmëroi ai.

Miguel Otero, një ekspert i ekonomisë politike ndërkombëtare në Institutin Mbretëror Elcano të Spanjës, vlerëson se SHBA-ja mund të humbasë shumë për shkak të hapave të gabuar të Trumpit: "BE-ja ka një deficit në shërbime, veçanërisht në financa, teknologji digjitale dhe platforma argëtimi. SHBA-ja nuk mund të përballojë humbjen e tregut evropian. Nëse BE-ja vepron si një e tërë, ajo ka një ndikim të barabartë me Kinën."

Pavarësisht suficitit të mallrave të Bashkimit Evropian, tregu evropian përbën 25 për qind të të gjitha eksporteve të shërbimeve të SHBA-së vitin e kaluar, me një vlerë prej 275 miliardë dollarësh. Duke përfshirë Zvicrën dhe Britaninë, kjo përqindje rritet në 42 për qind.

Komisioni Evropian po përgatitet të nisë procedurat para Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave "reciproke" të Trump mbi makinat dhe pjesët e këmbimit. Afati i fundit për marrëveshjen skadon më 8 korrik - atëherë përfundon pushimi 90-ditor në zbatimin e tarifave të shpallura.

Capital Economics parashikon që Trump do ta zgjasë pauzën, por se ai mund t'i çojë negociatat në prag të kolapsit në mënyrë që të vazhdojë presionin mbi partnerët negociues. Capital Economics paralajmëroi për një "pikë të nxehtë" të re në muajt në vijim. Kjo mund të shkaktojë tronditje të papritura në tregjet financiare.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katerina Reiche, kohët e fundit ka qenë më optimiste dhe ka theksuar rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara si partner tregtar për Bashkimin Evropian. "Një zgjidhje është e nevojshme, sepse në rast përshkallëzimi nuk ka fitues", tha ajo./DW

Video

Përmbytje të mëdha kanë goditur kryeqytetin Kingston të Xhamajkës, teksa uragani Melissa lëviz mbi Karaibe. Në disa zona të vendit pritet të bien deri në 76 centimetra shi. Rrugët në kryeqytet janë bllokuar dhe disa banorë po ecin nëpër ujë për të pastruar dëmet e shkaktuara. Ministri i Qeverisjes Vendore, Desmond McKenzie, deklaroi se i gjithë vendi “ka ndier fuqinë e Melissës”, e cila tashmë është përforcuar në një uragan të kategorisë së katërt.

Një bankomat në Sainsbury është vjedhur duke përdorur një makinë ngritëse teleskopike. Në video duket momenti kur bankomati ngrihet nga makina ngritëse teleskopike dhe ngarkohet në një automjet tjetër, i cili largohet me shpejtësi nga sheshi. Policia e Thames Valley njoftoi se po heton grabitjen që ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të së dielës në dyqanin lokal të Sainsbury’s në Brooklands Square, Milton Keynes. Sipas policisë, në vendngjarje është vendosur një perimetër sigurie dhe ka një prani të shtuar policore në zonë.

Mesditën e kësaj të marte në Durrës, një ngjarje e rëndë tronditi banorët e fshatit Shkallnur, ku djali 25-vjeçar Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Rreth dy orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit. Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive. https://www.vna.al/kronika/vrau-babain-me-thike-arrestohet-25-vjecari-ne-durres-i16227

Pamje tronditëse vijnë nga Gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht nga Xhamajka, ku ndodhet “syri” i uraganit Melissa, një stuhi shkatërrimtare që po fshin gjithçka përpara me shpejtësi rekord prej 300 km në orë. Kjo e bën “Melissën” uraganin e dytë më të fuqishëm në historinë njerëzore, pas atij të ndodhur rreth 170 vjet më parë. I quajtur nga ekspertët “Uragani i shekullit”, “Melissa” mbërriti pak pas orës 19:00 në kryeqytetin Kingston, duke goditur zonën me forcë ekstreme. Sipas specialistëve meteorologjikë, asnjë strukturë nuk po arrin t’i rezistojë fuqisë së saj shkatërruese. Rrugët në qytete janë bosh. Banorët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë pak kanë pranuar të strehohen në qendrat emergjente, vetëm dy nga rreth 50 mijë vende të përgatitura janë mbushur deri tani, në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme