Bota 21 Maj 2025, 08:52 Nga VNA

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë. Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Ndaje në Whatsapp

«Politika gjermane ndaj refugjatëve nuk është në lartësinë e sfidave globale», thotë drejtpërdrejt Benjamin Etzold. Rasti është prezantimi në Berlin i Raportit të tretë Global për Refugjatët. Studiuesi në Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Konflikteve në Bonn (BICC) kujton fushatën zgjedhore parlamentaregjermane. Kjo u karakterizua kryesisht nga çështja e refugjatëve dhe migrimit.

Debatet u përqendruan kryesisht te Gjermania dhe ishin "të nxehta”, thotë studiuesi i refugjatëve. Sipas mendimit të tij, kjo do të vazhdojë edhe nën qeverinë e re gjermane. Megjithatë, Etzold kritikon faktin se kjo nuk bazohet në fakte dhe përfundime shkencore. Dimensioni global i ikjes dhe zhvendosjes injorohet kryesisht.

Kontrollet kufitare si instrument parandalimi?

Eksperti i migrimit kritikon ashpër edhe shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe kthimin e refugjatëve: Ato shërbejnë si pengesë dhe efektiviteti i tyre është i mbivlerësuar, thotë Etzold. Kolegu i tij Franck Düvell i Universitetit të Osnabrück-ut mbështet këtë pikëpamje: "Nëse dikush kthehet mbrapsht, ai përpiqet përsëri e përsëri, derisa të mbërrijë në vend."

Dy efektive policie kontrollojne me tabelen stop ne dore

Kontrolle në kufirin me AustrinëFotografi: Angelika Warmuth/REUTERS

Kjo vlen si për kufijtë e brendshëm ashtu edhe për ata të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE). "Kur një rrugë mbyllet, ka një tjetër menjëherë pranë saj. Kjo ndonjëherë është më e rrezikshme, por atëherë është më e frekuentuar", thotë Düvell, duke shpjeguar efektin që ai dhe ekspertë të tjerë e kanë analizuar shpesh. Kjo, nga ana tjetër, tërheq kriminelë: kontrabandistët e njerëzve.

Si fitojnë para bandat e kontrabandës nga njerëzit

Studiuesi i refugjatëve aludon për migrimin e parregullt, ndonjëherë të paligjshëm dhe shpesh kërcënues për jetën: "Mund të jenë dokumente të falsifikuara, mund të jenë vende fshehjeje në kamionë, mund të jenë anije të papërshtatshme për lundrim", thotë Düvell, duke përshkruar metodat e përdorura nga bandat e kontrabandës në të gjithë botën që janë vërejtur për shumë vite. "Ky është efekti anësor i padëshirueshëm që e shohim herë pas here me këto lloj masash."

Në këtë kontekst, ekspertët e refugjatëve dhe migrimit i bëjnë thirrje qeverisë së re gjermane dhe bashkësisë ndërkombëtare që të bashkojnë përsëri forcat: "Ekziston një nevojë urgjente për të ringjallur politikën shumëpalëshe për refugjatët, edhe pa përfshirjen e SHBA", thotë Benjamin Etzold i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Konflikteve në Bonn. "Gjermania mund dhe duhet të marrë një rol pionier këtu në Evropë dhe globalisht, në vend që të ndjekë vetëm përpjekjet kombëtare."

Përmirësimi i perspektivave të jetesës në vend

Gjithnjë e më shumë njerëz që kërkojnë mbrojtje i mbajnë të mbyllur në vazhdimësi në kampe, i ushqejnë dhe kujdesen për ta atje, kritikon drejtpërdrejt eksperti. Për shkak të mungesës së perspektivave në kampe, gjithnjë e më shumë refugjatë largohen, shumë prej tyre vijnë drejt Gjermanisë.

Franck Düvell, Petra Bendel, Benjamin Etzold (nga e majta): "Politika gjermane për refugjatët nuk u pergjigjet sfidave globale" - raporti ne dore

Franck Düvell, Petra Bendel, Benjamin Etzold (nga e majta): "Politika gjermane për refugjatët nuk u pergjigjet sfidave globale" -Fotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Etzold beson se ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar këtë situatë: "Në fund të fundit, vetëm siguria ligjore dhe perspektivat e përmirësuara të jetës në terren mund të zvogëlojnë presionin për të vazhduar emigrimin dhe për të parandaluar migrimin e parregullt në Gjermani."

Etzold beson se njoftimi i qeverisë së re gjermane se synon t'i japë fund në një masë të madhe aksesit ligjor në Gjermani përmes programeve të pranimit humanitar ose ribashkimit familjar, është kundërproduktiv. Ai beson se kjo mund të inkurajojë edhe migrimin e parregullt, të cilin ne duam ta luftojmë.

"Atëherë i hapet dera arbitraritetit"

Kolegia e tij, Petra Bendel, nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut, madje druhet se Gjermania mund të shkelë ligjin me prapësimet në kufi. Ajo i referohet të drejtës individuale për azil të sanksionuar në Kushtetutë, në Ligjin Themeltar dhe në legjislacionin evropian. "Po t'i japësh politikës përparësi mbi këtë të drejtë, kjo hap derën për arbitraritet."/DW

Video

Përmbytje të mëdha kanë goditur kryeqytetin Kingston të Xhamajkës, teksa uragani Melissa lëviz mbi Karaibe. Në disa zona të vendit pritet të bien deri në 76 centimetra shi. Rrugët në kryeqytet janë bllokuar dhe disa banorë po ecin nëpër ujë për të pastruar dëmet e shkaktuara. Ministri i Qeverisjes Vendore, Desmond McKenzie, deklaroi se i gjithë vendi “ka ndier fuqinë e Melissës”, e cila tashmë është përforcuar në një uragan të kategorisë së katërt.

Një bankomat në Sainsbury është vjedhur duke përdorur një makinë ngritëse teleskopike. Në video duket momenti kur bankomati ngrihet nga makina ngritëse teleskopike dhe ngarkohet në një automjet tjetër, i cili largohet me shpejtësi nga sheshi. Policia e Thames Valley njoftoi se po heton grabitjen që ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të së dielës në dyqanin lokal të Sainsbury’s në Brooklands Square, Milton Keynes. Sipas policisë, në vendngjarje është vendosur një perimetër sigurie dhe ka një prani të shtuar policore në zonë.

Mesditën e kësaj të marte në Durrës, një ngjarje e rëndë tronditi banorët e fshatit Shkallnur, ku djali 25-vjeçar Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Rreth dy orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit. Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive. https://www.vna.al/kronika/vrau-babain-me-thike-arrestohet-25-vjecari-ne-durres-i16227

Pamje tronditëse vijnë nga Gjiri i Atlantikut dhe veçanërisht nga Xhamajka, ku ndodhet “syri” i uraganit Melissa, një stuhi shkatërrimtare që po fshin gjithçka përpara me shpejtësi rekord prej 300 km në orë. Kjo e bën “Melissën” uraganin e dytë më të fuqishëm në historinë njerëzore, pas atij të ndodhur rreth 170 vjet më parë. I quajtur nga ekspertët “Uragani i shekullit”, “Melissa” mbërriti pak pas orës 19:00 në kryeqytetin Kingston, duke goditur zonën me forcë ekstreme. Sipas specialistëve meteorologjikë, asnjë strukturë nuk po arrin t’i rezistojë fuqisë së saj shkatërruese. Rrugët në qytete janë bosh. Banorët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa shumë pak kanë pranuar të strehohen në qendrat emergjente, vetëm dy nga rreth 50 mijë vende të përgatitura janë mbushur deri tani, në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme