Kronika 11 January 2025, 09:22 Nga VNA

Ngjarja në Astir/ Kush është i dashuri i 21-vjeçares, i akuzuar për trafikun e 1.3 tonëve drogë

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja në Astir/ Kush është i dashuri i 21-vjeçares, i

Pas rreth 24 orësh hetime, policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e panikut të shkaktuar nga një telefonatë alarmante, ku një vajzë pretendonte se po dhunohej në një apartament në katin e tetë të një ndërtese në zonën e "Astirit".

Forcat speciale janë detyruar të hyjnë në apartament përmes ballkonit, pasi hyrja nga korridori ishte e pamundur. Vajza është shoqëruar menjëherë në polici, dhe gjatë kontrollit të dy apartamenteve të marra me qira ditore, janë gjetur armë, kokainë dhe shishe alkooli.

Personat e tjerë, që mendohet të jenë 5 djem e dy vajza kanë qenë në kafenenë poshtë, ndërsa vajza i ka thënë policisë se ajo ishte me të dashurin e saj. Pasi është identifikuar ky person, policia tha se bëhet fjalë për Joni Sadikajn nga Tepelena, kohë më parë i akuzuar si pjesëmarrës në trafikun e 1.3 tonë drogë.

Vajza. S.Q., 21 vjeç nga Elbasani, fillimisht ka pretenduar se është marrë peng dhe dhunuar, por më pas ka thënë se është trembur kur është zgjuar dhe ka parë armët në tavolinë. Policia mohon që ajo të ishte e dhunuar, ndërkohë që janë shpallur në kërkim i dashuri i saj dhe 4 miqtë e tij.

Pasi kanë vënë re praninë e policisë, djemtë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas armët. Dy pistoletat janë sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik.

Pamjet nga operacioni janë publikuar nga policia, dhe mësohet se pas disa orësh, vajza ka pranuar se kishte shkuar në apartament me dëshirën e saj për të kaluar një mbrëmje me miqtë e të dashurit. Hetimet për kapjen e personave të kërkuar dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë nga grupi hetimor.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme