Kronika 11 January 2025, 09:14 Nga VNA

Policia italiane identifikon shqiptarin që vrau biznesmenin Artan Kaja

Ndaje në Whatsapp
Policia italiane identifikon shqiptarin që vrau biznesmenin Artan Kaja

Policia italiane ka zbuluar identitetin e 50-vjeçarit shqiptar, i cili dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Artan Kaja, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së martës (7 janar) brenda fabrikës së letrës Smurfit Kappa në Lunata.

53-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë nga një distancë e afërt brenda kompanisë së tij, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja e tij. Fillimisht u raportuar si një aksident në punë, por mbrëmjen e 9 Janarit u konfirmua se ishte vrasje.

I arrestuari si autor i dyshuar është Marian Tepa, me origjinë shqiptare, por banues në Capannori. Ai u dërgua gjatë natës në burgun “San Giorgio” në Lucca.

Ka qenë vetë 50-vjeçari që ka pranuar krimin dhe është paraqitur në polici ku tregoi se ishte ai autor i vrasjes, duke mos treguar arsyen e krimit të rëndë. Gjithashtu nuk është gjetur ende arma e përdorur për vrasjen e Artanit.

Ndërkohë, policia italiane, pasi kanë kryer kontrolle të mëtejshme në Smurfit, po hetojnë mbi arsyet e krimit, përfshirë mosmarrëveshjet e vjetra mes dy bashkatdhetarëve.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme