Kronika 10 January 2025, 18:41 Nga VNA

Safet Bajri dpoziton kallëzim në SPAK: Po vendosen gjoba në emrin tim

Ndaje në Whatsapp
Safet Bajri dpoziton kallëzim në SPAK: Po vendosen gjoba në emrin

Safet Bajri, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK pas dyshimeve për keqpërdorim të emrit të tij për qëllime kriminale.

Ai pretendon se persona të paidentifikuar kanë vendosur gjoba dhe kanë përdorur emrin e tij në aktivitete të paligjshme, duke dëmtuar kështu reputacionin e tij.

Kallëzimi është dorëzuar nga avokati i Bajrit, Sokol Tahiraj, dhe kërkon që të hetohen dhe arrestohen individët përgjegjës për këtë abuzim. Ky kallëzim pason një kontroll të zhvilluar pak javë më parë në banesën e Bajrit nga Prokuroria e Posaçme, që ka të bëjë me hetime të mëtejshme për aktivitete kriminale.

Kallëzimi i Safet Bajrit në SPAK

Unë i nënshkruari Safet Rustemi, pasi jam informuar që në qytetin ku jetoj, në Shkoder disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin tim për të grabitur telefona dhe për t’u vendosur gjoba këtyre personave në mënyrë që t’i ktheheshin telefonat,

Këtë e kanë bërë nën kërcënimin e armës duke pretenduar se këto armë ia kam dhënë unë për të kanosur, grabitur dhe gjobitur qytetarët të ndryshëm të qytetit të Shkodrës.

Pasi kam marrë vesh për këtë ngjarje dhe jam interesuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm SHKODER, kam marrë një procesverbal të kallzimit të bërë nga shtetasi Ermando Muhja, kundër shtetasit Zikjan Lela, ku ky i fundit i ka marrë nën kërcënimin e armës telefonin e tij iphone 12, duke përdorur emrin tim për ta grabitur këtë shtetas e provuar kjo dhe me vendimin penal nr.8 (6) datë 05.01.2025 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kundër Zikjan Lela.

Ndodhur përpara kësaj ngjarje të cilën unë e konsideroj të rëndë për emrin dhe reputacionin tim në këtë qytet, kërkojë që nga ana juaj të hetohet kjo ngjarje dhe të arrestohet i kallzuari Zikjan Lela dhe personat që kanë bashkëpunuar me të për të ulur figurën time , duke kryer këto vepra penale.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme