Kronika 10 January 2025, 10:09 Nga VNA

Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, Xama: Analizat po tentohen të manipulohen, po bëhet gjithçka që çështja të harrohet

Ndaje në Whatsapp
Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, Xama: Analizat po tentohen

Mbetjet e rrezikshme të kompanisë “Kurum” janë vendosur në Spitallë të Durrësit prej disa muajsh dhe ende nuk ka një përgjigje nëse janë apo jo toksike. Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mbetjet dyshohen se janë të rrezikshme dhe po tentohen të manipulohen analizat që të dalin që një pjesë nuk janë toksike dhe nëse dalin, faji do t’i lihet laboratorit në Kroaci që ka bërë analizat, ndërsa po bëhet gjithçka që çështja të harrohet.

“Më 5 gusht 2023, një njoftim nga Aksioni i Bazelit, një organizatë me bazë në SHBA dha lajmin në “Bloomberg” se anija me 102 konteinerë me lëndë të rrezikshme kishte ikur nga Shqipëria në Tajlandë. Disa media në Shqipëri e botuan. Pas disa muajsh anija u kthye dhe mbeti në radë edhe pse kishte një vendim të prokurorisë për t’u sekuestruar mbetjet

Mbetjet dyshohen se janë të rrezikshme dhe ka dyshime se po tentohen të manipulohen që analizat të dalin që një pjesë nuk janë toksike dhe nëse dalin, faji do t’i lihet laboratorit në Kroaci që ka bërë analizat. Po bëhet gjithçka që çështja të harrohet.

Këtu nuk duhet të harrojmë se si është bërë ngarkesa në portin e Durrësit në terren të hapur, por jemi në Shqipëri, ndryshe do të ishte një çështje e madhe dhe qytetarët do të kërkonin dëmshpërblim”- tha Xama.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme