Kronika 9 January 2025, 16:00 Nga VNA

Plumbi i Artë/ Nuredin Dumani: Lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë dhe ministra

Ndaje në Whatsapp
Plumbi i Artë/ Nuredin Dumani: Lokali i Qolëve frekuentohej nga

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij përpara Gjykatës së Posaçme, duke rrëfyer krimet e kryera, urdhëruesit dhe ekzekutuesit e tyre. Gjatë një seance me dyer të mbyllura, Dumani deklaroi se në vitin 2013 kishte krijuar miqësi me Festim dhe Petrit Qolin, pasi ata kishin paguar një avokat për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë me qëllim lirimin e tij nga burgu. Sipas tij, lirimi u mundësua duke paraqitur një raport mjekësor të rremë si i sëmurë.

Dumani i akuzon vëllezërit Qoli si urdhërues të vrasjes së Fatmira Dedës, e cila kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj dhe dyshonte se krimin e kishte kryer Festim Qoli. Ai shtoi se lokali i Qolëve ishte një vend i frekuentuar nga politikanë dhe ministra, por nuk dha emra konkretë.

Dëshmia e tij shkaktoi debate të ashpra mes Dumanit dhe të pandehurve të tjerë, të cilët e konsiderojnë atë të pabesueshëm. Pavarësisht polemikave, Nuredin Dumani vijon dëshminë e tij me dyer të mbyllura.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme