Kronika 8 January 2025, 23:08 Nga VNA

Klodiana Lala tregon rolin e Dritan Rexhepit në zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës: I tha Ndrek Prengës se…

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala tregon rolin e Dritan Rexhepit në zhdukjen dhe vrasjen e Jan

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për lidhjet e Dritan Rexhepit, narkotrafikantit që u ekstradua sot nga Turqia, me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Lala tha në emisionin ‘Open’, në momentin që Jan Prenga u rrëmbye, pasi vëllai i tij në Britaninë e Madhe kishte grabitur një sasi të madhe kokaine, Rexhepi ka telefonuar vëllain tjetër të Jan Prengës, Ndrek Prengën duke i kërkuar të kthente mallin.

Megjithëse ishte rënë dakord që Jan Prenga do kthehej në këmbim të mallit, ai u vra dhe trupi i tij sipas gazetares Lala ka qëndruar për orë të tëra në restortin Golden në Durrës.

Teksa familja priste kthimin e trupit në qendër të Kamzës, Ndrek Prenga është telefonuar nga Dritan Rexhepi, i cili i ka zbuluar edhe emrat e personave të përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Lala u bën thirrje autoriteteve të çojë para përgjegjësisë autorët e vërtetë të kësaj ngjarje, pasi Jan Prenga ishte një i pafajshëm dhe gjithashtu apelon kthimin e trupit të tij te familja.

Klodiana Lala: Jan Prenga nuk kishte patur asnjë problem me jetën e vetë. Ishte martuar me Marian, kishin punuar gjithë jetën bashkë në Greqi dhe një ditë hapën një mobileri në Shqipëri me shpresën për të ndërtuar jetën dhe rritur fëmijët në Tiranë.

U rrëmbye për shkak se vëllai i Jan Prengës kishte grabitur një sasi të madhe droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe në momentin që është grabitur, Dritan Rexhepi komunikon me Ndrek Prengën, vëllain tjetër të Jan Prengës dhe i kërkon të kthehej pas malli, duke pretenduar se ishte malli i tij. Ndërkohë, Ndrek Prenga telefonohet nga një tjetër narkotrafikant, Gentian Doçi.

Në momentin që bën tentativa, familja e Jan Pregës kontaktin një pajtues gjqesh që nuk jeton më. Familja Doci nuk përgjigje, ndërsa Dritan Rexhepi kërkoi të kthehej malli dhe do tu kthente vëllain.

Jan Prenga do të dorëzohej në qendër të Kamzës, por në fakt ai vritet dhe mbahet për 8 orë në garazhin e Golden Resort.

Nuk dihet cfarë ka ndodhur në atë orë. Videoja që kam unë është e gjatë, janë sjellë barbarë me trupin e Jan Prengës. Është marrë gjurma e gjakut në resort dhe konsideron e përputhshme me nënën e Jan Prengës.

Në momentin që vëllai i Jan Prengës kthen një pjesë të drogës dhe para, sipas dosjes hetimore, dhe duke qenë se Jan Prenga ishte vrarë, Dritan Rexhep telefonin Ndrek Prengën dhe i tregon emrat e personave të përfshirë në rrëmbim.

I bëj thirrje autoriteteve të mos e lënë historinë e Jan Prengës me dënimin e një kopshtari, sepse është vrarë një njeri i pafajshëm. Ngjarja kërkon vëmendje të shtuar

Një narkotrafikant si Dritan Rexhepi do të lëvizë të gjithë gurët e shahut për të shpëtuar, por mendoj se duhet të jetë një proces me vëmendje të shtuar dhe autoritet kanë detyrimin ligjor të kthejnë trupin te familja.

 

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme