Kronika 8 Janar 2025, 15:45 Nga VNA

Thellohet afera 5D, 9 zyrtarë të Bashkisë Tiranë nën akuzë. Favorizuan kompaninë që kontrollohej nga kolegët e tyre, Qato dhe Molla

Ndaje në Whatsapp
Thellohet afera 5D, 9 zyrtarë të Bashkisë Tiranë nën

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj disa zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, këto shkelje janë bërë në favor të kompanisë “5D Konstruksion”, pronarët faktikë të së cilës janë dy njerëzit e besuar të kryebashkiakut Erion Veliaj, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Ky hetim çon në bankën e të akuzuarve zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkisë dhe vartës të Veliajt, duke thelluar edhe më tej skandalin e korrupsionit në këtë institucion vendor. Fraksioni i dytë i dosjes “5D” ka zbuluar shkelje dhe abuzime të tjera me tenderat në Bashki, ku paratë e taksapaguesve dyshohet se kanë përfunduar në xhepat e të besuarve të Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për dy çështje penale që lidhen me shkelje të barazisë në tendera publikë dhe ka dërguar në gjykatë të pandehur për përfshirjen e tyre në shkelje të ligjit. Sipas SPAK, hetimet kanë provuar se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k., në pronësi të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, ish-drejtues të institucioneve në varësi të Bashkisë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të paligjshme kontrata publike nga autoritetet “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”. Shkelje në Tenderat Publikë “Klubi Sportiv Tirana” Deborah Keçi, ish-drejtuesja e këtij institucioni, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi), akuzohet se ka favorizuar operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k. në procedurën e rikonstruksionit të palestrës së mundjes në dhjetor 2020. SPAK pretendon se fituesi ishte paracaktuar që në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, duke shkelur rregullat e prokurimit publik. “Tirana Parking” Eglantina Zere, ish-drejtuesja e këtij institucioni, së bashku me disa anëtarë të komisioneve të vlerësimit, përfshirë Enkelejda Qytën, Bruno Koçin, Rivjola Baxhën dhe Kristo Zhulatin, akuzohen se kanë favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest” sh.p.k në tenderin për rikonstruksionin e sheshit të parkimit “Selman Stermasi” në tetor 2019. Provat tregojnë se vlerësimi i ofertave u krye nga persona të lidhur me “5D Konstruksion” sh.p.k dhe jo nga anëtarët e komisionit. Dërgimi në gjyq SPAK ka dorëzuar kërkesat për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Më 6 Janar 2025, për çështjen penale nr. 75/2, ndaj Deborah Keçit, Teuta Gurit, Jetjon Merës dhe Rejnaldo Gjerazit. Më 7 Janar 2025, për çështjen penale nr. 75/3, ndaj Eglantina Zeres, Rivjola Baxhës, Enkelejda Qytës, Bruno Koçit dhe Kristo Zhulatit. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, sipas nenit 258 të Kodit Penal në formën e tij para ndryshimeve ligjore të vitit 2021. Dosja Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75/2 datë 02.12.2024 dhe nr.75/3 datë 02.12.2024, të rregjistruara për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këto procedime penale janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”. Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të zhvilluar në datën 09.12.2020. Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura. Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi. Së dyti, nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019. Provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qënë të paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere. Prokuroria e Posaçme në datën 06.01.2025 ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.75/2 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve: Deborah Keçi, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Teuta Guri, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Rejnaldo Gjerazi, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Jetjon Mera, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Po kështu, Prokuroria e Posaçme në datën 07.01.2025 ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.75/3 viti 2024 në ngarkim të të pandehurve: Eglantina Zere, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Rivjola Baxha, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Enkelejda Qyta, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Bruno Koçi, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021). Kristo Zhulati, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).

Video

Një vajzë e re palestineze është filmuar duke kërkuar ushqim mes mbeturinave në Gaza, teksa ndihmat humanitare mbeten të pamjaftueshme, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim. Sipas burimeve lokale dhe organizatave humanitare, Izraeli ende nuk ka lejuar hyrjen e sasisë së dakordësuar të ndihmave në enklavën palestineze, duke e thelluar krizën humanitare në territorin e shkatërruar nga lufta. Banorët e Gazës vijojnë të përballen me mungesa të thella të ushqimit, ujit të pijshëm dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për përkeqësim të situatës nëse qasja në ndihma nuk rritet urgjentisht.

Energjia elektrike u ndërpre dy herë në Pallatin Mariyinskyi të Kievit, teksa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po intervistohej nga The Guardian. Ndërprerjet e rrymës ndodhën gjatë momentit të transmetimit, duke reflektuar vështirësitë e vazhdueshme energjetike me të cilat po përballet Ukraina

Anëtarët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, degë e njohur e partisë së Erdogan, AKP, shkatërruan selinë e tyre në Mamushë, pranë Prizrenit, për të festuar fitoren ndaj një rivalit tjetër turk.

Pas arrestimit të 27-vjeçarit Kevi Muçllari nga policia e Pogradecit, banorë të fshatit Çërravë dhe këshilltarë lokalë u mblodhën para Komisariatit për të shprehur mbështetjen e tyre. Sipas tyre, Muçllari mbrojti interesin publik, ndërsa këshilltari i bashkisë, Engjëll Shyti, provokoi situatën dhe goditi i pari banorin. Banorët theksuan gjithashtu se Shyti punon njëkohësisht edhe në administratën e bashkisë, duke shkelur ligjin. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-pas-perleshjes-ne-keshillin-bashkiak-banoret-e-erraves-dhe-di-i16734

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme