Kronika 8 January 2025, 16:45 Nga VNA

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule dëshmon për më shumë se 5 orë në SPAK mbi hetimet ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

Ndaje në Whatsapp
Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule dëshmon për më

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule dëshmon për më shumë se 5 orë në SPAK mbi hetimet ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

Tiranë, 8 Janar 2025 – Marina Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të dhënë dëshmi mbi hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve të tij.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Nito është pyetur për marrëdhëniet e saj me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, dhe dyshimet për interesa të ndërsjella okulte në fushën e biznesit. Dyshohet se përfitimet që bashkëshorti i saj, Elman Abule, ka marrë nga Bashkia e Tiranës, përfshirë lejet e ndërtimit, janë dhënë në këmbim të favoreve të ndërsjella.

Gjithashtu, Nito raportohet se është pyetur për udhëtimet e saj jashtë vendit me çiftin Xoxa-Veliaj dhe për transaksionet bankare të lidhura me kompanitë e Ajola Xoxës.

Pas daljes nga Prokuroria, Marina Nito nuk pranoi të japë asnjë koment për mediat.

Hetimet dhe sekuestrimet e SPAK

Më 6 dhjetor 2024, SPAK sekuestroi celularët e Marina Nitos, Elman Abules, Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut. Po ashtu, kontrolle janë ushtruar në bizneset e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, ndërsa më herët janë marrë dëshmitë e kryebashkiakut Veliaj dhe të bashkëshortes së tij.

Hetimet ndaj Veliaj për korrupsion dhe pastrim parash

Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK për katër vepra penale:

Korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë,

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,

Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.

Në kundërpërgjigje, Veliaj ka sulmuar publikisht SPAK-un, duke pretenduar se hetimi është ngritur mbi një kallëzim nga një person i paqenë, Nesti Angoni. Ai e ka quajtur këtë proces një “metodë komuniste” të drejtuar kundër tij dhe familjarëve të tij.

Lëvizjet e Veliajt gjatë hetimeve

Në kulmin e hetimeve, Veliaj udhëtoi drejt SHBA-ve, për t’u rikthyer në publik gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku u shfaq në festimet e organizuara në Sheshin Skënderbej. Hetimet ndaj tij mbeten ndër çështjet më të ndjekura dhe delikate të momentit.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme