Kronika 8 January 2025, 22:32 Nga VNA

Nga atentati i dështuar ndaj prokurorit te arratisja e bujshme nga paraburgimi, gazetarja tregon krimet e Dritan Rexhepit: I pari vrasës me pagesë i skeduar nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Nga atentati i dështuar ndaj prokurorit te arratisja e bujshme nga

Dritan Rexhepi, një prej personazheve më të njohura në botën e krimit të organizuar, është ekstraduar sot nga Turqia, duke u rikthyer në Shqipëri për t'u përballur me drejtësinë. Gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Open" ka dhënë detaje të tjera lidhur me historinë kriminale të Rexhepit, i cili njihet si një nga vrasësit më të njohur me pagesë.

“I pari vrasës me pagesë i skeduar nga drejtësia shqiptare për ekzekutimin e Durim Kasmit. Bashkë me Sokol Halilaj e ekzekutoi atë dhe pronarin e lokalit që fillimisht u plagos e më pas ndërroi jetë në spital. Drejtësia nuk e shpalli kurrë faktor për Arben Keqin, por e shpalli fajtor për Durim Kasmin dhe plagosjen që çoi në vdekjen e pronarit të lokalit, ramazan Bakiu. Gjykimi u bë në mungesë sepse ai u shoqërua, kishte vënë ë shënjetër një prokuror të krimeve të rënda, Eugen Beci pasi kishte të dhëna që ishte në qendër të qytetarit në një konferencë dhe u afrua për ta qëlluar. Nuk arriti të kryejë atentatin dhe u transferua në paraburgimin e Durrësit. Në kohën kur do të transferohej, ai u arratis në mënyrë spektakolare, duke veshur një pallto,. Duke marrë një dosje dhe duke u shprehur se marrja e tij në pyetje kishte mbaruar dhe ai ishte i lirë të largohej”, u shpreh ajo.

Gazetarja ka treguar edhe se ai ka krijuar “Belo” organizatë mafioze, me krerë shqiptarë me ndikim jo vetëm në Amerikën Latine por në të gjithë Europën. “Ka krijuar familje ndërsa ishte në burg, ka krijuar familje me vajzën e një gjenerali të famshëm dhe ka edhe një djalë rreth 6 vjeç”, u shpreh ajo.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme