Kronika 9 January 2025, 15:19 Nga VNA

Biznesmeni Abule përfundon dëshminë në SPAK, nuk flet për mediat

Ndaje në Whatsapp
Biznesmeni Abule përfundon dëshminë në SPAK, nuk flet

Elman Abule u largua nga ambientet e SPAK-ut pak minuta më parë, pasi dëshmoi në kuadër të një hetimi që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Biznesmeni refuzoi të flasë për mediat në lidhje me pyetjet e drejtuara nga prokurorët e Posaçëm dhe nuk dha asnjë shpjegim për njohjet apo marrëdhëniet e tij me çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Më herët, me vendim të Gjykatës së Posaçme, hetuesit e BKH-së i kanë sekuestruar celularin.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme