Kronika 9 January 2025, 10:45 Nga VNA

Argita Malltezi në SPAK: Procedimi është mbyllur, nuk ekziston asnjë video. Tentativë për të mbrojtur gjyqtaren

Ndaje në Whatsapp
Argita Malltezi në SPAK: Procedimi është mbyllur, nuk ekziston

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas përfundimit të seancës, Malltezi dha një deklaratë për mediat, duke theksuar se procedimi ndaj saj është mbyllur dhe duke kërkuar sqarime nga SPAK lidhur me një video të përfolur.

“Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta nëse ekziston një video e tillë dhe nëse SPAK e disponon, pasi thuhet se është gjetur në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Unë vetë nuk e kam këtë video. Pse SPAK nuk e pranon që nuk ekziston?”, deklaroi ajo.

Malltezi sqaroi se ishte thirrur në cilësinë e një personi që mund të ketë dijeni, por e konsideroi këtë një tentativë për të mbrojtur gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas saj, SPAK po përpiqet “të lajë fytyrën” e kësaj gjyqtareje.

Ajo nuk dha më shumë detaje rreth çështjes, por theksoi se do të ndjekë zhvillimet me kujdes.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme