Kronika 10 January 2025, 00:08 Nga VNA

Kurum dhe mbetjet toksike, Lala bën deklaratën e fortë: Prokuroria ishte gati për arrestime por pati ndërhyrje në momentin e fundit!

Ndaje në Whatsapp
Kurum dhe mbetjet toksike, Lala bën deklaratën e fortë:

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se Prokuroria ishte bërë gati për arrestimin e disa personave të dyshuar si të përfshirë në aferën me trafikun e mbetjetve të dyshuara si toksike të kompanisë Kurum, por ka patur ndërhyrje në momentet e fundit.

"Prokuroria e Durrësit ishte thuajse një hap larg arrestimit të personave të përfshirë në këtë aferë të pastër korruptive, që nuk përfshin vetëm Kurum dhe Sokolaj por edhe institucione, që nga Ministria e Mjedisit, Porti i Durrësit, etj. Është histori e thellë korruptive. Në pikën kritike kur Prokuroria ishte bërë gati, pati ndikim të pastër politik për ta bërë këtë një çështje të dorës së dytë për të ndikuar hetimit.

Një nga zyrtarët e Portit të Durrësit ka informauar me email zyrtar, që po bëhej kontrabandë ose trafik me mbetje që ishin të ndaluara për t’u eksportuar jashtë vendit. Pavarësisht këtij sinjalizimi që kishin dijeni titullarët e Portit, qeveria shqiptare dhe politika shqiptarë është shumë e shqetësuar. Ka brenda grupit të hetimti të interesuar për ti shkuar deri në fund.

Mbetjet janë dërguar, janë të Kurumit, kompani e mbështetur nga të dyja palët, çfarë bëri? U përpoq të kapë pjesën më të rëndësishme të medias dhe u përpoq të ndikonte te Prokuroria.

Asnjë institucion nuk ka dërgur listën me ekspertë dhe nuk janë marrë mostrat për analizat se çfarë ka në kontejner. E vetmja mundësi që mos ndikohet janë ekspertë të huaj dhe analiza jashtë vendit. Nuk janë shkelur vetëm ligje shqiptare por ka histori të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, kjo histori ka pasoja shumë të rënda", tha Lala.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme