Kronika 10 January 2025, 12:21 Nga VNA

Dhunë, drogë dhe armë/ Policia shpall në kërkim 4 të rinj pas ngjarjes në Astir

Ndaje në Whatsapp
Dhunë, drogë dhe armë/  Policia shpall në kërkim 4

Policia shpall në kërkim 4 persona, të cilët dyshohen se kanë qenë në apartamentin në Astir ku një 21-vjeçare pretendoi se u dhunua. Një prej të kërkuarve edhe Joni S, i dashuri i vajzës i cili rezulton se në 2017, është arrestuar Kavajë për tentativën e 1.3 tone kanabis drejt Italisë.

Nga hetimet rezulton se 4 djemtë të cilët rezultojnë me rekorde penale kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja.

Vajza para oficerëve ka deklaruar se nuk është dhunuar, ndryshe nga në fillim qe pretendoi se ishte dhunuar nga disa persona. Policia ndërhyri nga tarraca e pallatit me qëllim që të hapte derën pasi vajza refuzonte. Denoncimi në polici ishte bërë nga babai i cili refuzonte lidhjen e vajzës me Joni S, për shkak se ai ishte problematik. Policia gjeti dy pistoleta dhe gjurmë kokaine në apartamentin e marrë me qira nga vajza dhe partneri i saj.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme