Kronika 10 Janar 2025, 14:29 Nga VNA

SPAK konfiskim pasurive të Florenc Capjas, urdhëroi vrasjen e babë e bir

Ndaje në Whatsapp
SPAK konfiskim pasurive të Florenc Capjas, urdhëroi vrasjen e

 

SPAK kërkon në Gjykatën e Posacme konfiskimin e pasurive të Florenc Capjas, nipit të Ardian Capjas, të dy të dënuar për urdhërimin e vrasjes së babë e bir Nezir e Gentian Beqiri në Elbasan.

Florenc Capja ndodhet në Dubai dhe atje po shijon lirinë, ndonëse është dënuar nga drejtësia shqiptare ndërsa xhaxhai i tij, Ardiani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e dyfishtë.

Nga hetimet rezulton se ata urdhëruan vrasjen e Gentian Beqirit, pasi e akuzonin si pjesëmarrës në vrasjen e Sokol Capjas në 2005 në një lokal në qytet. Ekzekutorët vranë edhe babain e tij Nezirin.

Krimi u zbërthye nga i penduari Ervis Bardhi, por Ardian Capja pretendon se ai është manipuluar nga institucionet e drejtësisë.

Florenc Capja dyshohet dhe ndaj tij është caktuar masë e re sigurie akuzën akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, dhëndërrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Po ashtu dyshohet dhe për akuzat e grupit kriminal dhe kryerje e veprave penale në kuadër të grupit e organiztës kriminale.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë më 09.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.6 të vitit 2022.

Ky procedim pasuror u rregjistrua në bazë të hetimit penal në ngarkim të shtetasit Florenc Çapia, i dyshuar për veprat penale:“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar me ligjin nr.70/2017 janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë* e luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit Florenc Çapia dhe personave të lidhur me të. Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i aktivitetit kriminal të subjektit Florenc Çapia.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

1.         Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.

2.         Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

3.         Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).

4.         Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).

5.         Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.

6.         Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

7.         Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

8.         Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.

9.         Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.

10.       Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Video

Anëtarët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, degë e njohur e partisë së Erdogan, AKP, shkatërruan selinë e tyre në Mamushë, pranë Prizrenit, për të festuar fitoren ndaj një rivalit tjetër turk.

Pas arrestimit të 27-vjeçarit Kevi Muçllari nga policia e Pogradecit, banorë të fshatit Çërravë dhe këshilltarë lokalë u mblodhën para Komisariatit për të shprehur mbështetjen e tyre. Sipas tyre, Muçllari mbrojti interesin publik, ndërsa këshilltari i bashkisë, Engjëll Shyti, provokoi situatën dhe goditi i pari banorin. Banorët theksuan gjithashtu se Shyti punon njëkohësisht edhe në administratën e bashkisë, duke shkelur ligjin. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-pas-perleshjes-ne-keshillin-bashkiak-banoret-e-erraves-dhe-di-i16734

Llava po shpërthen nga krateri i vullkanit Kilauea në Hawaii prej disa orësh, duke krijuar një spektakël mbresëlënës natyror. Vullkani, një nga më aktivët në botë, shpërtheu të dielën dhe rrjedhja e llave ka vazhduar për pesë orë. Herë pas here, llava ka arritur lartësi mbi 300 metra. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njofton se shpërthimi tani është nën kontroll. Ky është shpërthimi i 36-të i regjistruar që nga fundi i dhjetorit 2024.

Shokët e partisë e tejkaluan sërish planin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme