Kronika 10 Janar 2025, 15:54 Nga VNA

Policia publikon pamjet brenda apartamentit ku u mbajt e mbyllur 21-vjeçarja në  Astir

Ndaje në Whatsapp
Policia publikon pamjet brenda apartamentit ku u mbajt e mbyllur

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.

Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për  veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”,  kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme