Kronika 10 January 2025, 22:56 Nga VNA

U arrestua në Londër, caktohet data e ekstradimit të Florian Markut për në Athinë

Ndaje në Whatsapp
U arrestua në Londër, caktohet data e ekstradimit të Florian

Mësohet data se kur do të ekstradohet nga Londra drejt Athinës, Florian Markut mbajtës i disa titujve si kamion në boks, i cili ndodhet në paraburgim në kryeqytetin britanik.

Sipas Top Channel, avokatët e Markut kanë aplikuar për shtyrjen e datës së ekstradimit të tij me 10 ditë.

Nuk dihet përse e kanë bërë një kërkesë të tillë apo kanë ndërmend të apelojnë kërkesën e ekstradimit drejt Greqisë.

Kjo kërkesë është miratuar dhe Florian Marku pritet të ekstradohet deri më datë 23 janar.

Në seancën e ekstradimit më 7 janar Marku vullnetarisht pranoi të ekstradohet në Greqi e të përballet me akuzat e drejtësisë greke.

Sipas urdhërarrestit ndërkombëtar europian, Florian Marku akuzohet në Greqi për tentativë vrasjeje, plagosje me pasoja të rënda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme.

Këto akuza lidhen për ngjarjen e vitit 2010 kur ai është përleshur në një klub nate në Selanik me disa shtetas rus.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Athinë, në këtë ngjarje Florian Marku ka përdorur një armë të tipit kallashnikov.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme