Bota 27 Maj 2025, 09:22 Nga VNA

Nga “shuplaka” te teoritë e çmendura: Si u kthye Brigitte Macron në objektiv të një teorive konspirative globale

Ndaje në Whatsapp
Nga “shuplaka” te teoritë e çmendura: Si u kthye

Një video e publikuar nga mediat franceze dhe përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur një valë komentesh, interpretimesh dhe polemikash. Në pamjet filmike të mbërritjes së Presidentit Emmanuel Macron me avionin presidencial, kamera kap momentin kur bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, i prek fytyrën me forcë, një gjest që për shumë përdorues është interpretuar si shuplakë.

Pamjet, që u bënë virale menjëherë, ndezën debatet mes atyre që e cilësuan incidentin si një “skenë familjare” në publik dhe të tjerëve që e panë si një moment lozonjar mes çiftit presidencial. Vetë Emmanuel Macron reagoi me ironi: “Po bënim shaka, siç ndodh shpesh mes meje dhe bashkëshortes sime. Një video u shndërrua në një ‘katastrofë gjeoplanetare’”, u shpreh ai. Ndërkohë, Presidenca Franceze (Elizeu) e përshkroi si një moment flirtimi mes çiftit, duke minimizuar incidentin.

“E gjithë kjo është qesharake. Njerëzit thonë shumë marrëzira. Duhet të qetësohen. Në botën që jetojmë, nuk kemi shumë kohë për të humbur me tema të tilla,” vijoi Macron, duke theksuar se nuk kishte asnjë tension mes tyre.

Brigitte Macron, sërish objekt sulmesh dhe teorish konspirative

Ndonëse për një pjesë të publikut videoja ishte një moment i pafajshëm, për të tjerë u shfrytëzua si një rast për të rihapur fushatën e dezinformimit dhe sulmeve personale ndaj Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron. Kjo nuk është hera e parë që emri i saj përfshihet në teori konspirative – ndër më të përhapurat, ajo që pretendon se Brigitte është në të vërtetë një burrë që ka ndërruar gjini.

Kjo teori e pabazë e cila ka qarkulluar që nga viti 2021 pretendon se Brigitte ka lindur me emrin Jean-Michel Trogneux dhe ka ndryshuar gjini në moshën 30-vjeçare. Si “provë”, përdoret një fotografi e vëllait të saj nga fëmijëria, i cili ngjan me të – një ngjashmëri e natyrshme për shkak të lidhjes familjare. Artikulli që hodhi për herë të parë këtë akuzë u publikua nga një revistë franceze e ekstremit të djathtë dhe më pas u trajtua në emisione në YouTube, ku mbështetës të teorive konspirative, anti-vaksinues dhe ithtarë të lëvizjes QAnon e përhapën me shpejtësi.

Ndërkohë, Elizeu ka ndërmarrë hapa ligjorë për të ndaluar përhapjen e këtyre shpifjeve. Brigitte Macron ka paditur autorët, ndërsa avokati i saj Jean Ennochi konfirmoi për AFP se procesi gjyqësor është ende në zhvillim. Në shtator të vitit të kaluar, një gjykatë franceze vendosi që Brigitte dhe vëllai i saj të dëmshpërblehen me një total prej 13 mijë eurosh si viktima të shpifjeve.

Teoritë tejkalojnë kufijtë e Francës

Teoria konspirative ka kapërcyer edhe kufijtë francezë. Figura të njohura të së djathtës amerikane, si Candace Owens dhe Tucker Carlson, kanë amplifikuar akuzat në platformat e tyre. Owens publikoi një video të titulluar: “A është Zonja e Parë e Francës burrë?”, duke e prezantuar si një “skandal politik botëror” në rrjetin X (ish-Twitter).

Edhe vetë Presidenti Macron nuk ka shpëtuar pa u përfshirë në teori të rreme. Në vitin 2021, një publikim i ngjashëm pretendonte se ai kishte fabrikuar dokumente për të fshehur se bashkëshortja e tij kishte lindur fëmijët e tij, një tjetër akuzë absurde nga e njëjta autore, Natacha Rey. Së fundmi, në rrjet u shpërnda një pretendim i rremë se Macron kishte përdorur drogë gjatë një takimi me kancelarin gjerman Friedrich Merz, për shkak të një faculete në tryezë.

Revista që nisi këtë fushatë shpifjesh ka botuar nëntë numra kushtuar Brigitte Macron-it, pesë në vjeshtën e vitit 2021 dhe të tjerët në fillim të 2022, duke e kthyer atë në një objekt të vazhdueshëm sulmesh dhe teorish konspirative.

Elizeu në ofensivë ndaj dezinformimit

Përballë kësaj vale të pandalur lajmesh të rreme, Presidenca Franceze ka zgjedhur të reagojë më fuqishëm. Zëdhënës të Elizeut kanë paralajmëruar se çdo përhapje e mëtejshme e shpifjeve ndaj Brigitte Macron do të ndiqet ligjërisht. Në një epokë ku dezinformimi në rrjete sociale ka ndikim të madh në opinionin publik dhe politikën, çiftit presidencial francez duket se nuk i ka mbetur tjetër veçse të kundërpërgjigjet edhe në këtë front.

Video

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet zyrtare, sipas të cilave fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Rezultatet zyrtare të shpallura nga KQZ janë si më poshtë: • Lëvizja Vetëvendosje: 49.79% • Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 21.18% • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 13.77% • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 5.74% • Lista Serbe: 3.87% • Nisma Socialdemokrate: 1.72% Ndërkohë, mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur para selisë së kësaj force politike në Prishtinë, ku kanë nisur festimet për fitoren e shpallur.

Një nga stuhitë më të forta të shiut të viteve të fundit ka nisur që në orët e para të mëngjesit në Rripin e Gazës. Reshjet intensive kanë vazhduar pa ndërprerje, duke shkaktuar përmbytje të shumta në kampet e improvizuara dhe shembje të tendave ku strehohen mijëra persona të zhvendosur. Sipas raportimeve nga terreni, uji ka depërtuar në zona të gjera banimi, duke përkeqësuar ndjeshëm kushtet tashmë të vështira humanitare. Autoritetet lokale dhe organizatat humanitare kanë ngritur alarmin për rrezikun e shtuar ndaj shëndetit dhe sigurisë së civilëve, veçanërisht grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në klubin Mar-a-Lago të Presidentit amerikan Donald Trump në Palm Beach, Florida, për bisedimet e paqes. Kreu ukrainas mbërriti në klub dhe përshëndeti Trump para se të hynte në pronën me stil mesdhetar. Trump tha më parë se bisedimet e tyre do të zhvilloheshin në dhomën e ngrënies së Mar-a-Lago, një hapësirë e zbukuruar me lartësi dhe piktura murale. Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord të flasin pas takimit të Trump me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov. Gjatë telefonatës midis Trump dhe Putin, e cila zgjati 1 orë e 15 minuta, të dy udhëheqësit shprehën se “përgjithësisht ndajnë pikëpamje të ngjashme” se një armëpushim i përkohshëm vetëm do të zgjaste konfliktin në Ukrainë, tha Ushakov.

Banorë të Vlorës, të lënë prej katër ditësh pa ujë të pijshëm, u mblodhën sot në protestë përpara Teatrit “Petro Marko”. Protesta u shoqërua me tensione, pasi një grup qytetarësh çau kordonin e policisë dhe hyri në ambientet e teatrit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë. Në reagim, forca të shumta policore u dislokuan brenda dhe jashtë godinës. Policia shoqëroi disa nga protestuesit, ndërsa u kërkua largimi i qytetarëve nga ambientet e brendshme të teatrit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme