Kronika 6 Maj 2025, 20:33 Nga VNA

“Në Shënjestër” zbardh detaje nga atentati mafioz në Vlorë, cili grup në Dubai porositi vrasjen e Renato Hoxhës?

Ndaje në Whatsapp
“Në Shënjestër” zbardh detaje nga atentati mafioz

Emisioni “Në Shënjestër”, ka zbardhur detaje nga atentati mafioz që ndodhi në Vlorë të dielën e 27 prillit ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në lagjen ‘Hajro Çakërri’ teksa Hoxhaj ishte nisur për në punë si roje objekti.

Një vrasje që, sipas burimeve hetimore, mban të gjitha elementet e një atentati të mirëorganizuar mafioz dhe që ende lë shumë pyetje pa përgjigje.

58-vjeçari, i njohur për përpikmërinë dhe qetësinë në punën që bënte prej gati pesë vitesh, u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, një goditje e saktë dhe pa mëdyshje, që sipas hetuesve, tregon për një qëllim të qartë: eliminim total.

“Në Shënjestër”, referuar dosjes hetimore ka publikuar detaje nga jeta e Renato Hoxhajt,  i cili jetonte me bashkëjetuesen e tij Klodiana Rakipaj.

Ai ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshortja e parë dhe kishte dy fëmijë të rritur që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sipas deklarimeve të partneres së tij, Hoxhaj nuk kishte ndonjë konflikt të njohur apo ndonjë shqetësim të shprehur publikisht.

Megjithatë, ditët e fundit ai kishte ndryshuar sjellje, ishte më i heshtur, më i tërhequr dhe dukshëm i shqetësuar për diçka. Ndryshim që, sipas të afërmve, nuk kishte ndodhur më parë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se autorët kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e Hoxhajt – dinin që punonte edhe të dielave dhe dilte herët në mëngjes. Pikërisht kjo përpikmëri duket se u kthye në fatkeqësi për të.

Ekspertët e kriminalistikës theksojnë se goditja në pikat nevralgjike tregon qartë që nuk bëhej fjalë për një konflikt spontan, por për një atentat të studiuar deri në detaj. Burime pranë hetimeve flasin për një porosi që vjen nga jashtë vendit, konkretisht nga një grup kriminal me bazë në Dubai, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen.

Një nga pistat e para të hetimit ishte konflikti për pronë, por ajo u përjashtua shpejt. Sipas burimeve të policisë, atentati duket të jetë i lidhur me botën e krimit të organizuar. Dyshohet se Hoxhaj mund të ketë pasur njohuri apo kontakte që e bënin të rrezikshëm për dikë.

Ndërkohë, është arrestuar një person i parë, djali i një ish-deputeti për përfshirje të mundshme në atentat, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur fijet e ndërthurura të një rrjeti që lidh grupe të krimit nga veriu në jug të vendit, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me urdhra të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E diela si ditë e zgjedhur për atentatin nuk ishte rastësore.

Përveç rutinës së viktimës, ajo u shfrytëzua për shkak të uljes së vigjilencës dhe mungesës së patrullave të zakonshme të policisë.

Por pyetja më e madhe që mbetet ende pa përgjigje është: Çfarë dinte Renato Hoxhaj?

A mund të ketë qenë dëshmitar i diçkaje që s’duhej parë apo ka patur dijeni për lëvizje të rëndësishme që duhej të mbeteshin të fshehta?

Nëse Renato Hoxhaj do të kishte ndarë shqetësimin e tij me autoritetet, ndoshta historia do të kishte përfunduar ndryshe. Por heshtja e tij e vërejtur edhe nga partnerja u kthye në fatale.

Sot, ai është një viktimë tjetër e një realiteti të errët që përfshin grupe të fuqishme kriminale, me lidhje ndërkombëtare dhe urdhra që jepen në distancë.

Dhe ndërsa Vlora përgatitet për sezonin turistik, një vrasje e pastër mafioze prish qetësinë dhe rikthen frikën se asgjë nuk harrohet në botën e nëndheshme të krimit.

 

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme