Bota 14 February 2025, 23:38 Nga VNA

Ndryshimet në SHBA me ardhjen e Trump në pushtet! Mijëra punonjës federalë humbin vendet e punës, pritet edhe shkarkime të tjera

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimet në SHBA me ardhjen e Trump në pushtet! Mijëra

Fushata e Presidentit Donald Trump dhe këshilltarit të tij Elon Musk për shkurtime radikale të punonjësve të qeverisë amerikane, u zgjerua më tej të premten me humbjen e vendeve të punës të mijëra punonjësve që punonin në sektorë të shumtë, që nga armatimi bërthamor i vendit dhe deri tek kujdesi për veteranët.

U shkurtuan rreth 1,200 deri në 2,000 punonjës të Departamentit të Energjisë, përfshirë qindra punonjës të zyrës që mbikëqyr rezervat e armatimit bërthamor, i thanë të premten agjencisë së lajmeve Reuters persona në dijeni të çështjes.

Kjo iu shtua valës së shkurtimeve në departamente si atë të Çështjeve të Veteranëve, Departamentin e Arsimit dhe Administratën e Biznesit të Vogël.

Zyrtarët e Zyrës së Menaxhimit të Personelit, që mbikëqyr punësimin federal, u takuan me agjencitë të enjten, duke i këshilluar të shkarkonin punonjësit në periudhë prove, sipas një personi në dijeni të çështjes.

Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 280 mijë punonjës, nga totali prej 2.3 milionë punonjësish civilë të qeverisë federale, u punësuan gjatë dy viteve të fundit, që do të thotë se shumica janë ende në periudhë prove dhe mund të shkurtohen më lehtë.

Veprimet në Byronë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit sinjalizojnë se është vendosur në objektiv një gamë më e gjerë personash se thjesht punonjësit në periudhë prove, thanë burimet, dhe se janë ndërprerë kontratat e disa punonjësve me afat të përcaktuar.

Presidenti Trump thotë se qeveria federale është shumë e fryrë dhe se shumë para janë humbur nëpërmjet shpërdorimit dhe mashtrimit. Borxhi i qeverisë federale është në rreth 36 trilionë dollarë dhe pati një deficit prej 1.8 trilionë dollarësh vitin e kaluar.

Ekziston gjithashtu një marrëveshje dypartiake për nevojën për reformimin e qeverisë.

Por ligjvënësit demokratë thonë se Presidenti Trump po cenon autoritetin kushtetues të legjislativit mbi shpenzimet federale, edhe pse kolegët e tij republikanë, që kanë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, i kanë mbështetur përgjithësisht masat e ndërmarra.

“E besoj Sekretarin Collins kur thotë se nuk do të ketë asnjë ndikim në ofrimin e kujdesit, përfitimeve dhe shërbimeve për veteranët me këtë plan”, tha ligjvënësi republikan Mike Bost, i cili kryeson komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve që mbikëqyr

Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, në një deklaratë të premten, duke iu referuar drejtuesit të departamentit, sekretarit Doug Collins. Departamenti tha të enjten se po pushonte mbi 1,000 punonjës.

Shtrirja e plotë e shkarkimeve është ende e paqartë plotësisht, por të paktën rreth 6,000 punonjës në shtatë departamente dhe agjenci janë pushuar nga puna këtë javë, sipas njoftimeve nga agjencia e lajmeve Reuters dhe mediat e tjera./VOA/

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme