Bota 12 February 2025, 09:12 Nga VNA

Donald Trump e konfirmon: Ka bisedime që në Shqipëri të vijnë palestinezë

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump e konfirmon: Ka bisedime që në Shqipëri të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Shqipëria është një nga vendet që po konsiderohet për të strehuar palestinezë, si pjesë e një plani të gjerë për zhvendosjen e popullsisë nga Gaza. Sipas presidentit amerikan, ky projekt synon që Rripi i Gazës të shndërrohet në një resort turistik gjigand pas “pastrimit” të tij nga popullsia vendase.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, ku Trump konfirmoi se Jordania ka pranuar të marrë rreth 2 mijë fëmijë nga Gaza. I pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria dhe Indonezia janë pjesë e listës së vendeve që mund të strehojnë palestinezë, krahas Egjiptit dhe Jordanisë, presidenti e pohoi menjëherë këtë mundësi.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme