Bota 11 February 2025, 20:04 Nga VNA

Trump paralajmëron Kievin: Ukraina mund të bëhet ruse një ditë

Ndaje në Whatsapp
Trump paralajmëron Kievin: Ukraina mund të bëhet ruse një

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të mbështetjes së Uashingtonit në luftën e saj kundër Rusisë, duke lënë të kuptohet se, nëse nuk e pranon këtë, vendi mund ta humbë sovranitetin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u duk se është i gatshëm ta pranojë kushtin e Trumpit. Trump, duke folur për Fox News, tha: “Dua që t’i sigurojmë paratë tona, sepse ne po harxhojmë qindra miliarda dollarë... U thashë atyre se dua minerale në vlerë të 500 miliardë dollarëve dhe ata në parim janë pajtuar për këtë”. "Dhe, e dini, ata mund të bëjnë marrëveshje, mund të mos bëjnë marrëveshje, mund të bëhet ruse një ditë, apo mund të mos bëhet ruse një ditë. Por, ne do t’i kemi të gjitha këto para atje dhe them se do t’i marrim ato para”, shtoi Trump. Trump tha se këtë javë do të flasë me Zelenskyn, ndërsa i dërguari i tij i posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë do të shkojë së shpejti në Ukrainë, dhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të takohet me liderë nga e gjithë Evropa gjatë një udhëtimi në Poloni, Belgjikë dhe Francë. Zelensky u duk i gatshëm ta pranojë kushtin e Trumpit, duke i thënë për gazetën britanike Guardian më 11 shkurt se ai dëshiron që Ukraina të jetë në pozitë të fortë kur të hyjë në bisedime për paqe dhe se kompanitë amerikane mund të jenë në krye të përpjekjeve për rindërtimin e vendit. "Ata që po na ndihmojnë ta shpëtojmë Ukrainën, do të kenë mundësinë ta rindërtojnë atë, me bizneset e tyre bashkë me bizneset ukrainase. Për të gjitha këto gjëra jemi të gatshëm të flasim në hollësi", tha ai, duke shtuar se "Ukraina mund të shkëmbejë territore me Rusinë". Trumpi nuk tregoi se kur i dërguari i tij, Keith Kellogg, do ta vizitojë Ukrainën, por CNN raportoi se vizita do të ndodhë javën e ardhshme, ndërsa AFP citoi një burim në Presidencën ukrainase që tha se vizita do të bëhet më 20 shkurt. Kellogg pritet të takohet me Zelenskyn në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila hapet më 14 shkurt, dhe presidenti ukrainas do të takohet me nënkryetarin amerikan, JD Vance, në margjinat e konferencës, sipas zëdhënësit të Zelenskyt, Sergiy Nykyforov. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe Hegseth gjithashtu pritet të jenë në Munih, ndërsa Bloomberg, duke cituar burime, raportoi më 11 shkurt se sekretari i Thesarit, Scott Bessent, do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë si pjesë e diskutimeve fillestare për të siguruar qasjen amerikane në mineralet ukrainase. Trump po shtyn për një përfundim të shpejtë të luftës, ndërsa Zelensky po kërkon garanci të forta sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë. Kievi ka frikë se çdo marrëveshje që nuk përfshin zotime të forta ushtarake – si anëtarësimi në NATO ose vendosja e trupave paqeruajtëse – do t’i japë Kremlinit kohë për t’u rigrupuar dhe për t’u armatosur për një sulm të ri. Gjatë fundjavës, Trump tha se kishte folur me presidentin rus, Vladimir Putin, por nuk specifikoi nëse bisedat kishin ndodhur para apo pas inaugurimit të tij më 20 janar. Ai shtoi se beson se ka pasur përparim drejt përfundimit të luftës, por nuk pranoi të shpjegojë se për çfarë kanë biseduar ai dhe Putini. Kremlini tha se nuk mund të konfirmojë dhe as të mohojë nëse Putini dhe Trump kanë folur, por më 11 shkurt duket se i shfrytëzoi komentet e Trumpit për atë se çfarë mund të ndodhë nëse Kievi nuk bie dakord për një marrëveshje mbi mineralet e tij, duke thënë se "një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë Rusi dhe tashmë është bërë Rusi". Shqetësimet se Uashingtoni dhe Moska mund të pajtohen për një marrëveshje për paqe pa përfshirjen e Ukrainës janë të mëdha në Kiev, i cili këmbëngul që të jetë pjesë e negociatave, pa marrë parasysh rrethanat.

REL

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme