Bota 8 February 2025, 11:07 Nga VNA

“Kanadaja të bëhet shteti i 51 i SHBA-ve!”/ Trudeau: Kërcënimet e Trump për aneksimin janë të vërteta

Ndaje në Whatsapp
“Kanadaja të bëhet shteti i 51 i SHBA-ve!”/ Trudeau:

Kryeministri kanadez Justin Trudeau deklaroi se kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump për aneksimin e Kanadasë është “e vërtetë”.Trudeau e bëri këtë koment gjatë mbledhjes së biznesit të Samitit Ekonomik Kanada-SHBA në Toronto.

“Trump e di se mënyra më e lehtë për ta bërë këtë (aneksimin) është ‘thithja’ e vendit tonë dhe kjo është një gjë reale.”, tha kryeministri kanadez.

Në një intervistë për CNN para inaugurimit të Trump, Trudeau tha se komentet e republikanit për kthimin e Kanadasë në shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara janë vetëm një shpërqendrim nga pasojat e kërcënimeve tarifore. Më tej ai theksoi se nuk do të ndodhë kurrë që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve.

“Kanadezët janë tepër krenarë që janë kanadezë. Një nga mënyrat se si e përkufizojmë veten më lehtë është se ne nuk jemi amerikanë. Presidenti Trump, i cili është një negociator shumë i aftë, po i bën njerëzit të shpërqendrohen disi nga kjo bisedë, për të hequr nga biseda tarifat rreth 25% për naftën dhe gazin, energjinë elektrike, çelikun, aluminin, lëndën drusore dhe betonin”, ka thënë ndër të tjera kryeministri kanadez.

Trump vazhdoi me kërcënimet e tij për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë javën e kaluar, duke njoftuar një tarifë të re prej 25% për shumicën e mallrave kanadeze të importuara në SHBA. Megjithatë, pasi Trudeau mori zotimet për të forcuar sigurinë në kufirin e Kanadasë, Trump njoftoi të hënën një pauzë të tarifave të propozuara për të paktën një muaj.

Pas një telefonate me Trump, Trudeau tha se Kanadaja do të zbatonte planin e saj kufitar prej 1.3 miliardë dollarësh të shpallur më parë, si dhe do të angazhohej për emërimin e një “cari fentanyl” dhe listimin e karteleve si terroristë.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme