Bota 14 February 2025, 19:14 Nga VNA

Nënpresidenti i SHBA: Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë së Europës vjen nga brenda, jo ​​nga Rusia

Ndaje në Whatsapp
Nënpresidenti i SHBA: Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë

Nënpresidenti amerikan JD Vance tha sot se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja nga disa prej vlerave të saj më themelore, që ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet zoti Vance i bëri gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë që mbahet në Mynih. Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve evropianë që te rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen e kontinentit, teksa Amerika siç tha ai, përqendrohet në zonat e botës që janë në rrezik të madh.

Nënpresidenti amerikan Jd Vance tha se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës, ndryshe nga sa mendohet, nuk është i jashtëm. Komentet zoti Vance i bëri në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.

“Kërcënimi që shqetësohem më shumë se i kanoset Evropës nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm, ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore, vlerat e përbashkëta që ndan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Nënpresidenti Vance akuzoi administratën pararendëse se është përpjekur t’i mbyllë gojën njerëzve për të thenë atë që mendonin. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë nën drejtim e Presidentit Trump do të bëjë të kundërtën, duke lënë pajtimet dhe mospajtimet, të bëhen publike. Zoti Vance ripërsëriti thirrjen e Uashingtonit që Evropa të bëjë më shumë për të siguruar mbrotjen e saj.

“Kjo është një konferencë sigurie dhe jam i sigurt që të gjithë keni ardhur këtu të përgatitur për të folur rreth mënyrës se si synoni konkretisht të rrisni shpenzimet për mbrojtjen gjatë viteve të ardhshme në përputhje me një objektiv të ri. Dhe kjo është fantastike sepse siç e ka bërë shumë të qartë Presidenti Trump, ai beson se miqtë tanë evropianë duhet të luajnë një rol më të madh në të ardhmen e këtij kontinenti. Keni dëgjuar termin ndarje të barrës. Ne mendojmë se është një pjesë e rëndësishme e të qenit në një aleancë të përbashkët, pra qe evropianët të rrisin sigurinë ndërsa Amerika përqëndrohet në zona të botës që janë në rrezik të madh”.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Rutte tha se Nënpresidenti amerikan Vance ka “absolutisht të drejtë” kur flet mbi nevojën që Evropa të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Komentet zoti Rute i bëri gjatë një takimi dy palësh me zotin Vance.

“Është diçka që duhet bërë. Ne duhet të shpenzojmë shumë më tepër. Por duhet të diskutojmë gjithashtu edhe mbi ritmin e prodhimin në industrinë e mbrojtjes. Sigurisht që ky është një problem që e hasim si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në pjesën tjetër të NATO-s. Ne thjesht nuk po prodhojmë mjaftueshëm. Ne nuk po ecim me të njëjtin hap si rusët apo kinezët”, tha zoti Rutte.

Ukraina dhe perspektiva për bisedimet e paqes, ishin në vëmendjen kryesorë të takimit të nivelit te lartë.

Nënpresidenti JD Vance tha se Uashingtoni do të përdorte mjetet ekonomike dhe ushtarake në bisedimet me Rusinë për të siguruar një marrëveshje të mirë paqeje mbi Ukrainën. Komentet zoti Vance, i cili do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë ditë së sotme, i bëri gjatë një intervistë për gazetën ‘Wall Street Journal’ para mbërritje së tij në Mynih. Por zëdhënësi i tij William Martin sqaroi më vonë se komentet e zotit Vance nuk ishin ndonjë kërcënim ndaj Moskës. Zoti Martin tha se nenpresidenti thjesht bëri të qartë faktin se askush nuk do t’i heqë nga dora Presidentit Trump opsionet që ka, ndërsa nisin negociatat për paqe mes Kievit dhe Moskës./VOA

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme