Ndërtekst 12 Tetor 2025, 08:19 Nga VNA

Frymëzuar nga Liza në botën e çudinavet/ Çaj dhe rrëfenja në Teatrin e Çudirave të zyrës

Ndaje në Whatsapp
Frymëzuar nga Liza në botën e çudinavet/  Çaj dhe

Në këtë frymë, këtë herë ekspertja e komunikimit Linda Baleta sjell për lexuesit një reflektim të veçantë mbi marrëdhëniet në ambientet e punës, frymëzuar nga universi absurd, por shumë njerëzor i “Lizës në botën e çudinave”.

Rishtazi, hasa një shprehje që më bëri të qesh, jo sepse ishte qesharake, por sepse ishte çuditërisht shqetësuese në saktësinë e saj: “Nuk më shqetëson thashethemi, por guximi i klounit që e sajoi”. Menjëherë më shkoi mendja tek universi fantazmogorik i librit Liza në botën e çudinavet, ndaj vendosa të rilexoj përkthimin e parë në shqip nga vitet ’40. E dua shumë atë version të përkthimit.

Në atë rrëfim, asgjë nuk është ashtu siç duket. Realiteti shtrembërohet, faktet janë të ndryshueshme, koha ecën mbrapsht dhe logjika përmbyset. Personazhet flasin me gjëegjëza. Të gjithë janë të bindur për gjëra që s’kanë fare kuptim. Dhe Liza vazhdon të bëjë pyetje, edhe pse përgjigjet janë po aq të mjegullta.

Rrëfii i Luis Kerëllit, që sjell personazhe kaotike, një vajzë të hutuar dhe një Mbretëreshë që për çdo problem bërtet “T’i pritet koka!”, më kujton shumë zyrat moderne. Një vend ku sa më fort të këmbëngulë dikush se është viktima, aq më shumë ka gjasa që në fakt të jetë strumbullari i skemave.

Në çdo organizatë ka gjithmonë një Lepur të Bardhë të turbulluar, që është gjithmonë vonë me afatet, e megjithatë ia del ta luajë rolin e viktimës me talent që meriton Oscar. Mirëpo, në këtë Botë të Çudinavet të Zyrës, Lepuri nuk është thjesht një i pafajshëm me ankth. Strumbullari që tërheq fijet e marionetave i ditëve tona është mjeshtër i pëshpëritjes së tregimeve në çastin e duhur tek veshi i Mbretëreshës (lexo: menaxhmenti). Si dikush që vlerëson profesionalizmin mbi politikën performative, është e çuditshme ta shohësh këtë spektakël, sidomos kur të rriturit i japin vëmendje.

Nga ana tjetër janë kolegët, të zënë me punën, që shpresojnë se drejtuesit dhe kolegët e tjerë do ta filtrojnë sinjalin nga zhurma. Por, ndonjëherë, kur strumbullari vjen i veshur me petkn e rinisë, duke e përdorur kinse-naivitetin si armë të jetëshkrimit dhe ankohet me sasinë e duhur të përpëlitjeve, tregimet e rreme fillojnë të thuren pa kontroll, njësoj si gjëegjëzat rreth tryezës së çajit. Ndërkohë, ata që zgjedhin heshtjen në vend të spektaklit shpeshherë përgojohen si fajtorë.

Si dikush me mbi 25 vite përvojë pune, që kam kaluar vite të tëra duke lundruar në organizata reale, kam mësuar se profesionistët e vërtetë janë zakonisht ata të heshturit, ata që merren me punën, jo me ata që rrëfejnë apo vajtojnë se po punojnë. Ata që zgjedhin të mos luajnë lojëra. Ata që kanë mësuar në rrugën më të vështirë se shpesh, dinjiteti merret për faj kur thashethemi mbisundon dhe strumbullarja ka qëlluar të jetë më e bukur.

Por, më në fund, Liza zgjohet dhe marrinat treten. E gjitha del të ketë qenë thjesht një ëndërr e keqe. Kështu që, herën tjetër kur një thashethem të më pluskojë pranë, do ta mësoj veten të befasohem në heshtje nga guximi i klounes që e sajoi, do ta pi një gllënjkë nga çaji im dhe do t’i rikthehem punës, me shpresën që të gjithë ta sjellin ndërmend se perceptimi nuk është gjithmonë e vërteta, dhe se ndonjëherë, qaramanet e zyrës janë thjesht aktore që luajnë role në teatrin që kanë ndërtuar vetë.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme