Sociale 23 May 2026, 11:16 Nga VNA

Ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko në moshën

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Birçe Hasko.

Hasko u bë i njohur për interpretimet e tij të spikatura në role të karakterit popullor, veçanërisht atij të jugut.

I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, ai përfundoi shkollën pedagogjike “Jani Minga” dhe për disa vite punoi si mësues dhe drejtues shkolle në zona të ndryshme të jugut të vendit. Më pas ndoqi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Pas diplomimit, Hasko iu përkushtua edhe mësimdhënies, duke shërbyer si pedagog në Akademinë e Arteve, ku më vonë mbajti edhe detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik.

Në teatër, ai interpretoi një sërë rolesh të njohura në vepra si “Shi në plazh”, “Shtëpia me dy porta” dhe “Familja e peshkatarit”, duke u konsideruar një nga emrat më të rëndësishëm të aktrimit shqiptar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme