Sociale 28 July 2025, 09:34 Nga VNA

Marshim i heshtur në Vlorë në solidaritet me popullin e Gazës

Ndaje në Whatsapp

Disa dhjetëra qytetarë u mblodhën dje në Vlorë për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj asaj që po ndodh në Gaza. Qytetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, të pajisur me pankarta në duar, qëndruan për minuta me radhë përgjatë shëtitores së Lungomares, në një marshim të heshtur që synonte të përcillte mesazhin e dhimbjes dhe solidaritetit me popullin palestinez.

Protestuesit, të prekur nga situata humanitare alarmante në Gaza, kërkuan ndërgjegjësim dhe reflektim përballë një tragjedie që po ndodh para syve të botës. Ata mbanin në duar mesazhe paqësore, të cilat dënonin përdorimin e urisë si armë lufte dhe kërkonin hapjen e korridoreve humanitare për ndihma emergjente.

Ky ishte njoftimi paraprak i organizatorëve:

Një grup qytetarësh do të mblidhen për një marshim të heshtur përgjatë Lungomares, në akt solidariteti me fëmijët dhe popullin e Gazës që po përballet me uri sistematike dhe makabritet ekstrem.

Marshimi synon të shprehë një qëndrim njerëzor kundër indiferencës para tragjedive që po shohim në ekranet tona. Është një thirrje për ndërgjegjësim, dhembshuri dhe respekt për jetën njerëzore, e cila po merret në forma që brezat tanë nuk i kishin imagjinuar kurrë, përfshirë përdorimin e urisë si armë, teksa mijëra kamionë me ushqime presin vetëm të lejohen të hyjnë.

Populli shqiptar, i sprovuar me genocidin e Çamërisë dhe spastrimin etnik të Kosovës, ka qenë gjithmonë në anën e të shtypurit. Hapja e dyerve e shpëtimi i jetëve të hebrenjëve në Luftën II Botërore është një ndër krenaritë tona të mëdha. Po të njëjtin kah të drejtë duhet të vazhdojë të mbrojë, ashtu si i shkon përshtat me ndër cilësitë më fisnike të tij: dhembshurinë dhe shtrirjen e dorës për ndihmë.

Luftën vërtet nuk kemi fuqi ta ndalim, por ka mënyra se si mund të ndihmojmë, qoftë edhe duke mos e pranuar dhe mos e normalizuar mizorinë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme