Sociale 27 July 2025, 16:13 Nga VNA

Zjarret luftohen me "lopatë" dhe filmohen me dronë, dhjetëra vatra aktive në gjithë Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Zjarret luftohen me "lopatë" dhe filmohen me dronë,

 Prej ditësh vendi jonë është pushtuar nga zjarri nga veriu në jug. Një ditë më parë situata doli jashtë kontrolli, duke djegur toka, shtëpi dhe bagëti në Delvinë, Borsh dhe Lurë. Pamje të shumta u shfaqen kudo në media, të njerëzve të thjeshtë në luftë me zjarrin, e zjarrëfikësit me lopata. Mjafton të shohësh këto pamje dhe kupton, që zjarrëfikësit janë pa mjete, që njerëzit janë braktisur, që shteti dhe institucionet nuk kanë marrë asnjë masë dhe nuk kanë asnjë plan për të përballuar situatën. Sipas raportimeve vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri. Ndërkohë që janë angazhuar 2000 forcave operacionale, përfshirë FA, MZSH, Strukturat e Emergjencave Civile Lokale, Policinë e Shtetit, bashkitë dhe vullnetarët. Situata për secilin qark: – Qarku Fier – Fratar, Mallakastër: Izolim dhe shuarje e plotë e zjarrit. Forca të angazhuara: 9 zjarrfikës, 1 mjet zjarrfikëse + 1 fuoristradë, 7 forca të policisë bashkiake. – Qarku Vlorë – Selenicë: Zjarri mbi fshatin Ploç u shua pas ndërhyrjes tokësore dhe ajrore (2 avionë Canadair). – Qarku Berat – Konisbaltë, Dimal: Vatra nën kontroll me mbështetje nga FA dhe një helikopter hungarez. – Qarku Berat – Galinë dhe Vërzhezhë: Situata e stabilizuar dhe në monitorim pas ndërhyrjes së MZSH dhe vullnetarëve. – Qarku Tiranë – Ibë, Kakunj, Baldushk dhe Sharrë, Vaqarr: Të gjitha vatrat e shuara dhe nën kontroll.– Qarku Gjirokastër – Levan, Krahës (Memaliaj): Zjarr i fikur, nën monitorim.– Qarku Korçë – Strelcë (Maliq) dhe Grace (Devoll): Vatrat e fikura dhe në mbikëqyrje.– Qarku Kukës – Dragobi (Gryka e Motinës): Vatra e mbajtur në monitorim nga AdZM.– Qafë Buall – Bulqizë: Evakuim i suksesshëm i 6 banesave, ndërhyrje ajrore dhe tokësore që shmangu rrezikun e zonës urbane.– Maja e Paliskës – Vlorë: Zjarri i rënë në fillim të korrikut është reduktuar në nivel minimal (tymi nga trungjet), në monitorim.– Devoll – Qeramica & Strelcë: Vatra u neutralizuan në kohë dhe u shmang përhapja.– Korçë – Dishnicë: Përkundër intensitetit të zjarrit u neutralizua pjesërisht me një forcë të kombinuar prej 435 efektivësh.– Selenicë – Ulëz, Mat dhe Zall Gjoçaj: Vatra të stabilizuara dhe në proces izolimi.– Dropull – Goranzi: Zjarr i lokalizuar në varrezat e fshatit, i fikur brenda orës. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:– 65 automjete zjarrfikëse,– 1350 forca operacionale.– Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë,– 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura,– 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroat dhe Italian, që operuan në zonën e Vlorës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme