Sociale 26 Korrik 2025, 08:48 Nga VNA

Transporti publik me Google Maps, çorientues

Ndaje në Whatsapp
Transporti publik me Google Maps, çorientues

Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.

Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.

Destinacionet nuk janë të përcaktuara qartë në aplikacion, për shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur në sheshin “Skënderbej”. Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.

Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës.

Turistët eksplorojnë taksitë

Turistët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.

Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.

Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht. Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.

“Zakonisht kur udhëtoj mendoj se taksia është zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga autobusët, taksitë janë të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur, sidomos kur nuk ke kohë për të humbur duke pritur ose duke kërkuar orare.

Deri më tani për të bërë udhëtime të gjata dhe jashtë qendrës kam përdorur taksi si për të ardhur nga Aeroporti, si dhe për të shkuar në terminalin e autobusëve, për të dalë jashtë qytetit”, thotë Mak, turist nga Holanda.

Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.

“Fillimisht mendova se taksia do të më kushtonte shumë, por në fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtë sa prisja. Paguaja direkt në aplikacion dhe ishte shumë më e lehtë sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr më kurrë! Doja të shkoja në Dajt, por autobusi më çoi në anën tjetër të qytetit dhe humba shumë kohë dhe nerva”.

Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.

Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.

“Synojmë të ofrojmë një përvojë sa më të ngjashme me atë që vizitorët janë mësuar në vendet e tyre”, – shprehet Arbër Kadia, drejtor administrativ i Patoko.

Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtaj, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.

“Sidomos gjatë sezonit turistik, kemi  rritje të ndjeshme të klientëve të huaj. Për të menaxhuar më mirë këtë kërkesë, kemi trajnuar shoferët për të komunikuar në gjuhë të huaja bazë dhe dua të theksoj se operatorët tanë shërbejnë 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”./ Monitor

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme