Sociale 25 Korrik 2025, 09:14 Nga VNA

Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore

Ndaje në Whatsapp
Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin

Në mesin e korrikut Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpalli dy thirrje publike për dhënien në përdorim për një fat 20-vjeçar të ambienteve brenda Kalasë së Lëkurësit, Sarandë dhe asaj të Rozafës në Shkodër.

Sipas njoftimeve bëhet fjalë për dhënien në përdorim të këtyre pasurive kulturore publike për ambiente shërbimi, 892 metra katrorë brenda kalasë së Lëkursit dhe 196.2 metra katrorë në oborrin e tretë të kalasë së Rozafës.

Qëllimi i shpallur është “rijetësimi” i objekteve, por vendimi i ministrisë ka ngjallur reagime të shoqërisë civile dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore për rrezikimin e këtyre objekteve nga dhënia e tyre tek privatët.

Theksi i reagimeve vihet tek rreziku që paraqet projekti i ‘rijetësimit’ për largimin e këtyre objekteve nga simbolika e funksioni i tyre edukues, historik dhe kulturor dhe kthimin në objekte zbavitjeje dhe përfitimi.

Kalaja e Shkodrës është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shqipërisë, me origjinë që daton që nga antikiteti ilir. E ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr bashkimin e lumenjve Buna dhe Drin, ajo ka qenë një pikë strategjike për mbrojtjen e qytetit dhe ka luajtur një rol kyç në rezistencat ndaj pushtuesve romakë, osmanë dhe venedikas.

Kalaja lidhet ngushtë me legjendën e Rozafës, e cila përfaqëson sakrificën për ndërtimin dhe qëndrueshmërinë e saj. Sot, kalaja është shpallur monument kulture i kategorisë së parë dhe gëzon mbrojtje ligjore nga shteti shqiptar, ndërkohë që është një atraksion i rëndësishëm turistik dhe pjesë e identitetit historik të Shkodrës.

Edhe kalaja e Lëkurësit është një monument i rëndësishëm i trashëgimisë historike të vendit tonë. E vendosur mbi një kodër që mbizotëron qytetin bregdetar të Sarandës, Lëkursi është një tjetër fortesë historike e ngritur gjatë shekullit XVI nga osmanët për të kontrolluar rrugët detare dhe tokësore në jug të vendit. Ajo ka një formë katrore me kulla këndore dhe ofron një pamje panoramike mbresëlënëse mbi detin Jon dhe ishullin e Korfuzit.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore reagoi të mërkurën duke e quajtur procedurën e zgjatjes së afatit për dhënien në përdorim të kalasë së Lëkursit si “shaka të radhës” të ministrit Blendi Gonxhe dhe një “përdhosje të vlerave kulturore”.

Ky forum kërkon që Kalaja e Lëkursit t’i kthehet publikut dhe të mos përdoret më për ‘piceri’ dhe ‘tallava’.

“A mund t’ju shpjegohet shqiptarëve se perse kjo kala nuk duhet të shërbejë si pikë e trashëgimisë kulturore? Përse shteti është i paaftë të administrojë një kala historike? Çfarë studimi është bërë nga ministria e z.Gonxhja për të siguruar mënyrën më të mirë në dobi të publikut shqiptar?”- janë disa nga pyetjet që shtrohen në postimin e këtij forumi në Facebook.

E ndërtuar mbi rrënojat e një kishe Bizantine, Kalaja e Lëkursit është dhënë për herë të parë në përdorim për restorante dhe kafenë 25 vite më parë kur ishte ministër i Kulturës Edi Rama, sot kryeministër. Për Forumin përdorimi i saj për shërbime e ktheu këtë kala në “simbol të përdhosjes së trashëgimisë ku vetëm vlera kulturore nuk ka më”.

Për arkitekten Doriana Musai dhënia me koncesion për 20 vjet e Kalasë së Rozafës dhe Lëkurësit është “një tjetër hap drejt privatizimit të kujtesës dhe komercializimit të trashëgimisë”.

“Këto dy kala, nuk janë thjesht objekte turistike, por simbole të identitetit dhe histories tonë kombëtare”- i tha ajo BIRN-it, duke shtuar se “transformimi i tyre në asete komerciale rrezikon t’i zhveshë nga përmbajtja, duke i kthyer në dekor për konsum, pa transparencë, pa garantuar akses publik apo mirëmbajtje me standard”.

Musai, e cila ka qenë një aktiviste në mbrojtje të Teatrin Kombëtar thotë se ky model është i njëjti model që shkatërroi këtë teatër dhe shndërroi Piramidën në showroom.

Ajo kritikon sjelljen e qeverisë me me objektet e trashëgimisë kulturore si pjesë shumë e rëndësishme e hapësirës publike. “ Nuk po i ruan, por po i shet”- thekson Musai, duke shtuar se kjo ngre pikëpyetje se, “kush po e merr me qira të drejtën për të treguar historinë tonë?”

Rijetësimi është një koncept ligjor për të dhënë në përdorim tek privatët kryesisht për ndërtimin e kafeneve dhe restorantëve brenda kalave shekullore.

Qeverisja socialiste e kundërshtoi fillimisht këtë metodë duke anuluar në vitin 2013 një vendim të qeverisë së mëparshme për dhënien me qira të Kalasë së Lezhës./ Reporter.al

 

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme