Sociale 24 Korrik 2025, 08:03 Nga VNA

Në 59% të bashkive, bizneset “person fizik” me rënie, shkak, tkurrja e popullsisë

Ndaje në Whatsapp
Në 59% të bashkive, bizneset “person fizik” me rënie,

Shumica e bashkive të vendit janë duke parë tkurrje të forta të popullatës dhe për rrjedhojë edhe të bizneseve. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 36 bashki nga 61 gjithsej numri i bizneseve person fizik që zakonisht përfshijnë të vetëpunësuar ose biznese me xhiro deri në 2 milionë lekë është ulur në mënyrë të ndjeshme.

Në rang vendi si biznese person fizik ishin aktive mbi 97 mijë subjekte me 2024, me rritje vjetore vetëm 0.5%, por në bashki të vogla ka rënie të fortë për shkak të rënies së popullsisë. Personat fizikë përbënin 74% të ndërmarrjeve gjithsej, (pa përfshirë fermerët), ndërsa pjesa tjetër janë të regjistruar si persona juridikë, sipas INSTAT.

Sipas të dhënave të përpunuara për ndryshimin vjetor të bizneseve “Person Fizik” në vitin 2024 krahasuar me 2023, vihet re një polarizim i fortë mes zonave të mëdha urbane dhe bashkive më të vogla. Në pjesën më e madhe e bashkive ka rënie, ndërsa vetëm një pjesë e kufizuar ka shënuar rritje.

Në bashkitë me krizën më të madhe të bizneseve person fizik kryeson Pusteci me një rënie drastike prej -25% të bizneseve, e ndjekur nga Konispoli -7.2%, Tropoja -6.7%, Mati me –6.5% dhe Selenica -6.1%.

Këto bashki janë tipike të vogla kanë nivel të lartë emigrimi, plakje të popullsisë dhe mungesë mundësish për zhvillim të qëndrueshëm të aktivitetit privat. Rënia e bizneseve tregon jo vetëm largimin e popullsisë, por edhe mbylljen e iniciativave të vetëpunësimit për shkak të mungesës së tregut lokal.

Në të kundërt bashkitë më rritje më të madhe të bizneseve person fizik janë ajon Këlcyrës +10.7%, e ndjekur nga Delvina +8.9%, Sarandë +7.5% dhe Vorë me 6.6%, të cilat kanë lidhje të forta turistike ose logjistike, si Saranda që ka përfituar nga turizmi, apo Vora që ndodhet në korridorin industrial mes Tiranës dhe Durrësit. Po ashtu, Gjirokastra dhe Libohova kanë përfituar nga investime në agroturizëm.

Tirana, Durrësi dhe Shkodra shfaqin rritje të lehtë, çka tregon një stabilitet në aktivitetin ekonomik në qendrat urbane, të cilat ende grumbullojnë popullsi nga zonat rurale dhe në këtë mënyrë ruajnë edhe dinamikën në bizneset e vogla.

Trendët demografike janë duke u bërë përcaktuese në ekonominë rajonale. Pakësimi dhe plakja e popullsisë po çon në faliment bizneset e vogla për shkak të ngushtimit të kërkesës por edhe të emigrimit të qendrave më të mëdha urbane.

Popullsia e vendit nga viti 2011 në vitin 2024 ka rënë me 17 për qind, ndërsa ritmet e rënies po thellohen vitet e fundit nga ikja e të rinjve dhe nivelet tejet të ulëta të lindjeve. / Monitor

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme