Sociale 22 Korrik 2025, 21:34 Nga VNA

Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Ndaje në Whatsapp
Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për një periudhë të caktuar kohe, tashmë mund të përfitojnë pension nga shteti italian, në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë që ka hyrw në fuqi më 1 korrik 2025. Kjo marrëveshje sjell një risi të rëndësishme për të gjithë ata që kanë kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, duke i dhënë fund një boshllëku ligjor që për vite me radhë i ka penalizuar shumë emigrantë. në Shqipëri, mund të përfitojë pension nga të dyja vendet, edhe pse nuk ka arritur kufirin minimal të viteve në asnjërin shtet në mënyrë të veçuar. Falë marrëveshjes, këto vite bashkohen në mënyrë figurative për të përmbushur kriteret që kërkon ligji i secilit vend, pa pasur nevojë për transferim financiar të kontributeve nga një sistem në tjetrin.

Për të përfituar pensionin italian, qytetari duhet të ketë qenë i punësuar në mënyrë të rregullt, të ketë paguar kontribute në Institutin Kombëtar tw Sigurimeve Shoqërore i Italisë dhe të ketë mbushur moshën ligjore për pension, që aktualisht në Itali është 67 vjeç. Ndërkohë, në Shqipëri mosha e pensionit është 65 vjeç për burrat dhe rreth 61 vjeç e 10 muaj për gratë, për vitin 2025. Vitet minimale të nevojshme për të përfituar pensionin janë 20 për Italinë dhe 15 për Shqipërinë, por falë marrëveshjes, edhe ata që nuk i plotësojnë këto kufij në një shtet të vetëm, mund ta bëjnë këtë përmes totalizimit të periudhave të sigurimit.

Procesi i aplikimit është relativisht i thjeshtë dhe mund të bëhet si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Qytetarët që jetojnë në Itali mund të drejtohen pranë Institutit ose pranë patronateve që ofrojnë asistencë pa pagesë për procedurat e pensionit. Ndërkohë, ata që jetojnë në Shqipëri mund të paraqiten pranë zyrave të Unionit Italian tw Emigrantëve në Tiranë, Durrës, Vlorë apo Shkodër, të cilat kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemin italian dhe bashkëpunojnë ngushtësisht me Institutin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare.

Qëllimi i këtyre zyrave është t’i ndihmojnë qytetarët të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm dhe të kryejnë verifikimin e viteve të punës në të dy vendet, në mënyrë që asnjë kontribut të mos humbasë.

Dokumentet që kërkohen për aplikim përfshijnë dokumentin e identitetit, numrin personal të sigurimeve shoqërore në Itali dhe Shqipëri, provat e punësimit si kontrata pune, fletëpagesa apo certifikata të kontributeve, si dhe llogaria bankare ku do të derdhet pensioni. Në rastet kur qytetari ndodhet jashtë Italisë dhe përfiton pension nga ky vend, kërkohet periodikisht një certifikatë jete, që vërteton se ai është gjallë dhe vazhdon të ketë të drejtë për pagesë.

Përllogaritja e pensionit bëhet nga secili shtet në mënyrë të pavarur, sipas kontributeve të derdhura në territorin përkatës. Kjo do të thotë që një pjesë e pensionit do të vijë nga Italia dhe një pjesë tjetër nga Shqipëria. Shuma që i takon çdo qytetari do të varet nga numri i viteve të punës dhe nga paga mbi të cilën janë derdhur kontributet.

Koha e përpunimit të kërkesës varion. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri përgjithësisht e përpunon një kërkesë brenda 45 ditëve pune, ndërsa autoritetet italiane mund të kërkojnë deri në tre muaj, sidomos për rastet që përfshijnë sektorin privat. Megjithatë, nëse dokumentacioni është i plotë dhe aplikimi parapërgatitet me

Marrëveshja lejon bashkimin e viteve të punës të kryera në Shqipëri dhe Itali, për qëllime të përllogaritjes së të drejtës për pension. Në praktikë, kjo do të thotë se një qytetar që ka, për shembull, dhjetë vite kontribute në Itali dhe gjashtëmbëdhjetë vite

kujdes, përgjigjet mund të vijnë edhe më shpejt.

Përfitimi i këtij pensioni nuk kushtëzohet nga vendbanimi. Qytetari mund të jetojë në Shqipëri dhe të përfitojë pension nga Italia, dhe anasjelltas.

Në thelb, kjo marrëveshje nuk është vetëm një zgjidhje administrative, por një njohje e drejtë e punës dhe kontributit të mijëra shqiptarëve që ndër vite kanë dhënë mundin e tyre në të dy vendet. Ajo garanton që askush të mos humbasë të drejtën e vet për një jetë dinjitoze në moshë të thyer. Për këtë arsye, qytetarët që janë afër moshës së pensionit apo që kanë një histori pune të ndarë mes dy vendeve, duhet të veprojnë me kohë, të informohen dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar atë që me të drejtë u takon.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme