Sociale 21 Korrik 2025, 22:28 Nga VNA

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030

Ndaje në Whatsapp
Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që

Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë të lidhur ngushtë me paranë fizike, e cila përdoret në masë të gjerë për realizimin e pagesave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shumica e transaksioneve të konsumit përfundimtar realizohen me para në dorë.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se deri në vitin 2030, synon që të heqë plotësisht nga qarkullimi paranë fizike. Por si mund të bëhet Shqipëria një ekonomi “cashless”?

Përpjekjet konkrete për ta realizuar këtë gjë, kanë nisur që në 2024. Gjatë vitit të kaluar, Ministria e Financave hartoi Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024 - 2027, një ndër objektivat e së cilës ishte edhe reduktimi i transaksioneve me para fizike. Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet zbatimit të disa masave të administrimit fiskal.

Deri në fund të vitit 2026 parashikohet që të vendoset një limit për pagesat cash mes individëve, të reduktohen në mënyrë të mëtejshme pagesat me para në dorë mes bizneseve nga 150.000 lekë që është aktualisht, si dhe të krijohen rregullat e riskut të cilat evidentojnë tatimpaguesit të cilët fragmentizojnë faturat për të mos kaluar limitin që përcakton ligji, tatimpaguesit që kanë nivel anormal të faturimit me para në dorë krahasuar me të ngjashmit e tyre.

Po ashtu, deri në fund të këtij viti pritet të ulen komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe bizneseve. Kjo do të bëhet pas krijimit të një grupi pune mes Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave.

Nga 1 maji, në Shqipëri nisi edhe zbatimi i programit të kompanisë amerikane Mastercard për ofrimin e 4750 terminaleve POS falas. 

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë po bën disa ndryshime në rregulloren për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, ku do të aplikohen komisione më të ulëta për pagesat në sportele, por sidomos për ato me e-banking. Për shembull, për pagesat deri në 1 milionë lekë me e-banking, komisioni nuk duhet të jetë më shumë se 50 lekë.

Kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë, normat jo shumë të favorshme të interesit për depozitat, mosinstalimi i terminaleve POS në të gjitha pikat e shitjes me pakicë për shkak të komisioneve të larta që aplikohen nga bankat, niveli i ekonomisë informale, paraja nga burime të paligjshme, janë vetëm disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë sasi të madhe të parasë fizike që gjendet jashtë sistemit bankar.

Ndërkohë, edhe besimi i ulët në sistemin bankar, preferenca për para në dorë, niveli i ulët i edukimit financiar apo rezistenca ndaj ndryshimit, konsiderohen si elementë të tjerë nxitës.

Sa para’ qarkullon jashtë bankave?

Rreth 434 miliardë lekë. Paraja jashtë bankave ka shënuar rekord të ri në fund të pesëmujorit, duke u rritur me 1.1% ose 4.9 miliardë lekë në krahasim me muajin prill.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme