Sociale 20 July 2025, 08:02 Nga VNA

Ndërron jetë At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria”

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë e të rëndë, At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan.

Një figurë e dashur dhe e respektuar, jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për gjithë qytetin e Elbasanit, At Nikolla do të mbahet mend për përkushtimin e tij shpirtëror, urtësinë dhe zemrën e hapur ndaj të gjithëve.

I lindur dhe rritur në Elbasan, ai i përkiste brezit të klerikëve që e jetuan thirrjen fetare me përulësi dhe dashuri. Për dekada me radhë, shërbeu në Kishën “Shën Maria” në lagjen Kala, duke e kthyer atë në një qendër të gjallë shpirtërore, ku shumëkush gjente fjalë ngushëlluese, qetësi e mbështetje.

I pranishëm në çdo moment të jetës së komunitetit, në gëzime e dhimbje, në festa e sfida, ai qëndroi gjithmonë i thjeshtë dhe i palodhur në shërbim të Zotit dhe njeriut. Me etikën dhe dashurinë që e karakterizonte, At Nikolla la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e shumë njerëzve.

Ngushëllimet po pranohen në Kishën “Shën Maria”, ku ai kaloi gjithë jetën e tij në shërbesë. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot, më 20 korrik, në orën 17:00, me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve, qytetarëve dhe besimtarëve që do t’i japin lamtumirën e fundit.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh, por kujtimi i At Nikollës do të jetojë gjatë — në historinë e kishës, në kujtesën e qytetit dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, At Nikolla. Qofsh i përjetshëm në lutje dhe kujtime.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme