Sociale 17 July 2025, 19:25 Nga VNA

Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s'më dha zgjidhje?

Ndaje në Whatsapp
Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!"

Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për Bardhën, zonjën e cila është bërë virale përmes një videoje në rrjete sociale, pasi inspektor Muçi i kërkoi të marrë faturë për rigonin që tregtonte në biznesin e saj në Sarandë. Bardha prej 35 vitesh është tregtare. E nisën prindërit e saj dhe Bardha e vazhdoi. Ka refuzuar të punojë për bizneset private. Ajo thekson se i pëlqen kjo punë që bën ndërsa i falenderon të gjithë ata që e mbështesin.

Por le të kthehemi tek viralja. Revolta e saj krej natyrale pak ditë më parë i ka ndërgjegjësuar të gjithë. Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s'kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.

Tregtarja që shet produkte çdo ditë u përball me inspektor Muçin për disa minuta, por çdo gjë mbeti e paqartë. Ai, nuk i dha asnjë shembull se si ta merrte me faturë rigonin e malit.

"Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam patur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.

Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S'kam kujt t'i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë."-tha Bardha.

Nëse ka një pyetje për Kryeministrin Edi Rama i cili ka bërë këtë kërkesë, Bardha foli shkurt dhe thjeshtë. "Më trego një model, një formulë, të më thotë, Bardha, kjo është ajo që duhet të bësh. As inspektor Muçi nuk më dha asnjë model."-u shpreh Bardha.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme